Bota
Zbulohet rafineria e drogës në banesën e shqiptarit në Itali, sekuestrohen 34 kg kokainë!
Një 54-vjeçar shqiptar dhe tre shtetas kolumbianë janë arrestuar nga policia italiane pas zbulimit të një rafinerie kokaine në Firence. Autoritetet sekuestruan 34 kilogramë kokainë në banesën e shqiptarit, e cila në treg do të arrinte vlerën prej 700 mijë...
Indonezi: Rrëshqitja e dheut “përpin” kamionin, shoferi largohet me shpejtësi
Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka kapur momentin e frikshëm kur një rrëshqitje dheu godet një minierë nikeli në Indonezi, duke detyruar punëtorët të largohen me vrap për të shpëtuar. Pamjet, të filmuara nga brenda...
Vrau me thikë në zemër bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim!
Një gjykatë në qytetin Leipzig të Gjermanisë ka shpallur të pafajshëm një shtetas shqiptar 52-vjeçar, i cili akuzohej për vrasjen me thikë në zemër të një bashkëkombasi të tij. Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 13 korrik 2024, rreth mesnatës,...
Pamje të rënda, babai i dehur var me litar djalin e mitur nga kati i shtatë për të argëtuar miqtë
Autoritetet ruse kanë nisur një hetim urgjent pas publikimit të një videoje tronditëse në rrjetet sociale, ku një baba dyshohet se ka rrezikuar seriozisht jetën e djalit të tij të mitur, duke e ulur me litar nga dritarja e një...
Dyshime për kontaminim me toksinë cereulide, qumështi për foshnja tërhiqet nga tregu edhe në Shqipëri
Disa nga kompanitë më të mëdha ndërkombëtare të industrisë së qumështit për foshnja, përfshirë Nestlé, Danone, Lactalis dhe Vitagermine, kanë nisur tërheqjen e produkteve të tyre nga tregu për shkak të dyshimeve për kontaminim me cereulide, një toksinë që mund...
Shpërthimi në fabrikën e biskotave në Trikala: Arrestohen pronari dhe dy drejtues të kompanisë
Autoritetet greke kanë arrestuar këtë të martë pronarin dhe dy drejtuesit e fabrikës së biskotave në Trikala, ku një shpërthim tragjik mori jetën e pesë punëtorëve. Të arrestuarit përballen me akuza serioze, përfshirë vrasje të paqëllimshme, shpërthim, zjarrvënie të qëllimshme...
U akuzua për ngacmim seksual, ish-deputeti britanik pritet të dalë para drejtësisë
Ndjekja penale ndaj ish-deputetit laburist britanik, Conor McGinn, ka nisur pas një hetimi policor lidhur me një incident të dyshuar të ndodhur në korrik të vitit 2022. McGinn, 41 vjeç, akuzohet për sulm seksual, pas kallëzimit të bërë nga një...
Operacion antidrogë në Lombardi dhe Piemonte: 17 të arrestuar, mes tyre edhe një shqiptar
Autoritetet italiane kanë finalizuar një operacion të gjerë antidrogë në rajonet e Lombardisë dhe Piemontes, duke çuar në arrestimin e 17 personave të përfshirë në trafik dhe posedim lëndësh narkotike. Operacioni u shtri në provincat e Bergamos, Breshias, Torinos dhe...
SHBA dërgon aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln në Lindjen e Mesme
Një aeroplanmbajtëse amerikane dhe disa anije luftarake shoqëruese kanë hyrë në rajonin e Lindjes së Mesme, duke zgjeruar kapacitetet ushtarake të SHBA-së në një moment tensionesh të larta me Iranin. Sipas dy zyrtarëve amerikanë që folën për Reuters, USS Abraham...
“Vërini gishtin kokës”, shefi i NATO-s: Europa s’mund të mbrohet pa SHBA!
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Europa nuk është në gjendje të mbrohet e vetme pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, duke hedhur poshtë zërat që kërkojnë shkëputjen ushtarake nga Uashingtoni. “Nëse dikush mendon se Bashkimi...
Momentet që ndryshuan botën: Çasti kur Bush mësoi për sulmin e 11 shtatorit
Kjo video rikthen në vëmendje një nga momentet më drithëruese të historisë moderne: çastin kur Presidenti George W. Bush mëson se bota sapo ka ndryshuar përgjithmonë. Është mëngjesi i 11 shtatorit 2001. Bush ndodhet në shkollën fillore “Emma E. Booker”...
Franca përshpejton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se qeveria e tij do të përshpejtojë procesin ligjor për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 15 vjeç, me qëllim që kjo masë të hyjë në fuqi para fillimit të vitit...
Goditet banda shqiptare e drogës në Spanjë: Sekuestrohen 200 kg kokainë, 8 të arrestuar
Policia spanjolle, në bashkëpunim me Agjencinë Tatimore, ka shkatërruar një organizatë kriminale shqiptare të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, duke sekuestruar 200 kilogramë kokainë në Portin e Vigos. Në kuadër të operacionit janë arrestuar 8 persona, nga të cilët 5...
Nëna elefante sfidon përmbytjet për të shpëtuar të voglin e saj
Pamje të rralla dhe prekëse janë filmuar së fundmi në një park në Afrikën e Jugut, ku një nënë elefante shihet duke sfiduar ujërat e rrëmbyeshëm për të shpëtuar të voglin e saj nga rreziku. Pavarësisht forcës së ujit, ajo...
Studimi britanik: Vdekja e kafshës shtëpiake ndikon rëndë në shëndetin mendor
Humbja e një kafshe shtëpiake mund të shkaktojë pikëllim të thellë dhe afatgjatë, të krahasueshëm me humbjen e një njeriu të dashur. Në këtë përfundim ka dalë një studim i kryer në Mbretërinë e Bashkuar, ku morën pjesë 975 të...
A e dinit? Bufi fluturon pa bërë asnjë zhurmë
Bufi konsiderohet ndër grabitqarët më misteriozë dhe më efikasë të natës, falë një aftësie të rrallë, fluturimit pothuajse plotësisht të heshtur. Ndryshe nga shumica e zogjve të tjerë, gufi është në gjendje të lëvizë në ajër pa prodhuar zhurmë, duke...
Nga një “shtyrje” në samitin e 2017 te tensionet globale: si ka ndryshuar raporti Trump–NATO
Më 26 maj 2017, një moment i çuditshëm në historinë moderne të NATO-s pushtoi mediat dhe rrjetet sociale: Presidenti Donald Trump shtyu kryeministrin e Malit të Zi për t’u vendosur përpara në foton zyrtare gjatë një samiti të aleancës në...
Burrat të mos presin më punë shtëpie nga gratë, robotët amvisë po vijnë!
Robotët shtëpiakë, dikur të kufizuar në botën e fantashkencës, po shndërrohen gradualisht në një realitet të prekshëm, sidomos në kryerjen e punëve të shtëpisë. Falë përparimeve të shpejta në inteligjencën artificiale, kompani teknologjike në Shtetet e Bashkuara po prezantojnë robotë...
Në Alaskë, autobusi merr çdo ditë qentë për aventura në natyrë
Në Skagway të Alaskës, një iniciativë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e miliona shikuesve në rrjetet sociale. Mo Mountain Mutts është një shërbim unik, ku qentë transportohen çdo ditë me një autobus të dedikuar për aventura në natyrë. Ideatorë të...
Tragjike në Spanjë: Dy trena dalin nga shinat, raportohet për viktima dhe disa të plagosur
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rajonin e Kordobës në Spanjë, ku dy trena të shpejtësisë së lartë dolën nga shinat. Si pasojë, dy persona kanë humbur jetën dhe disa pasagjerë të tjerë kanë marrë lëndime. Treni...
Ushtarët gjermanë largohen papritur nga Groenlanda pas një urdhri urgjent
Media gjermane Bild raporton se efektivë të Bundeswehr-it të dislokuar në Groenlandë kanë marrë papritur një urdhër nga Berlini, në mëngjesin e 18 janarit, për t’u larguar urgjentisht nga ishulli. Sipas gazetës, bëhet fjalë për 15 ushtarë dhe oficerë, të...
Pamje magjike: Hermelina e bardhë e malit “shijon” dëborën!
Një video e publikuar së fundmi ka bërë xhiron e rrjetit, ku shfaqet një hermelinë e bardhë malore duke kërcyer dhe luajtur në dëborën e trashë që mbulon peizazhin dimëror. Në pamjet e publikuara në “X”, krijesa e vogël duket...
Kolumbi: Përplasje të dhunshme mes fraksioneve guerile në luftën për territor, të paktën 27 të vrarë
Të paktën 27 anëtarë të një grupi gueril të majtë në Kolumbi janë vrarë pas përplasjeve me një fraksion rival, në një luftë për kontrollin e një zone xhungle në jugperëndim të vendit, bëjnë me dije burime ushtarake. Ngjarja ka...
“Jemi gati” – NASA nis testet finale për fluturimin me ekuipazh drejt Hënës
NASA ka nisur zyrtarisht fazën përfundimtare të përgatitjeve për misionin Artemis II, duke zhvendosur raketën hënore dhe anijen kozmike Orion drejt platformës së lëshimit në Qendrën Hapësinore Kennedy, në Florida. Ky proces i ngadaltë, që zgjat disa orë, shënon fillimin...
Trump kërcënon Europën me tarifa të rënda për Groenlandën: 25% taksa deri sa SHBA ta blejë ishullin!
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me vendosjen e tarifave ndëshkuese ndaj tetë vendeve europiane, duke e lidhur drejtpërdrejt këtë vendim me kërkesën e tij që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën. Në një postim në rrjetin Truth Social, Trump...
“Arrestohen dy shqiptarë në Bergamo: Kapen me 160 kg kokainë me vlerë 20 milionë euro”
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane në Bergamo, pas një operacioni të Guardia di Finanza, ku u sekuestruan mbi 160 kilogramë kokainë e pastër, e fshehur në një kamion. Droga ishte paketuar në rreth 150 pako dhe, sipas...
“Jepini edhe një shans për të treguar vullnet të mirë”, vendet arabe bindën Trump të mos sulmojë Iranin
Arabia Saudite, Katari dhe Omani kanë ndërmarrë një përpjekje intensive diplomatike për të bindur presidentin amerikan Donald Trump të mos ndërmarrë një sulm ushtarak ndaj Iranit, nga frika e pasojave të rënda për të gjithë rajonin. Lajmi është konfirmuar nga...
Sekuestrohen mbi 6.8 tonë drogë në Venezuelë, Ministri Cabello: Pas aktivitetit është, mafia shqiptare që operon nga Ekuadori
Autoritetet venezueliane sekuestruan më shumë se 6.8 tonë lëndë narkotike në një operacion strategjik, duke e çuar totalin në 7.148 kilogramë drogë të kapura vetëm gjatë 13 ditëve të para të janarit. Lajmin e bëri të ditur ministri i Punëve...
Ndahet nga jeta Scott Adams, krijuesi i famshëm i “Dilbert”
Scott Adams, karikaturisti amerikan dhe krijuesi i stripit satirik të njohur “Dilbert”, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje kancerogjene. Lajmin e bëri të ditur ish-bashkëshortja e tij, Shelly Miles, gjatë një transmetimi live të podkastit...
Sulm me armë zjarri në një gjykatë në Stamboll: Prokurori plagos ish-partneren gjyqtare gjatë seancës
Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Stamboll, ku një prokuror ka qëlluar me armë zjarri ish-partneren e tij, gjyqtare, gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore. Ngjarja u regjistrua në ambientet e Gjykatës Rajonale të Apelit në Stamboll, në...
Mbi 2000 të vrarë në protesta, Trump thirrje iranianëve: Mos u ndalni, ndihma po vjen!
Situata në Iran po rëndohet çdo orë e më shumë. Sipas burimeve zyrtare dhe organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ky konsiderohet si një nga bilancet më tragjike në historinë e protestave kundër qeverisë islamike. Një zyrtar iranian pranoi...
Iran: Mbi 500 viktima në protesta, Trump paralajmëron ndërhyrje, Teherani kërcënon SHBA dhe Izraelin
Numri i viktimave nga protestat e dy javëve të fundit në Iran ka kaluar shifrën 500, sipas të dhënave të Human Rights Activists News Agency (HRANA), një organizatë me bazë në SHBA. Sipas saj, të paktën 538 persona kanë humbur...
“Na shpërtheu koka, villnim gjak!”/ Dëshmia rrëqethëse: SHBA përdori armën misterioze sonike për kapjen e Maduros?
Një dëshmi e publikuar së fundmi në rrjetin social X ka ngritur pikëpyetje të forta mbi përdorimin e një arme të panjohur gjatë operacionit amerikan për kapjen e presidentit venezuelian Nicolas Maduro, më 3 janar. Sipas kësaj dëshmie, të shpërndarë...
Po ruanin 1 ton hashash me Kallashnikov, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë
Policia spanjolle ka arrestuar dy shtetas shqiptarë në Cádiz, të cilët u kapën duke ruajtur një ngarkesë të konsiderueshme droge, një ton hashash, së bashku me armë automatike sulmuese të tipit Kallashnikov (AK-47). Sipas mediave spanjolle, dy të arrestuarit ndodheshin...
Arrestohet 34-vjeçari në Pensilvani, kapet me mbi 100 kafka dhe mbetje njerëzore
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Pensilvani, ku një 34-vjeçar, Jonathan Gerlach, është arrestuar nën dyshimin për vjedhje dhe abuzim me kufoma. Autoritetet zbuluan mbi 100 kafka dhe mbetje të tjera njerëzore në shtëpinë e tij në një magazinë që...
Fermerët grekë paralajmërojnë bllokadë kombëtare, rrezikohet mbyllja e Kakavijës për 48 orë
Protestat e fermerëve në Greqi po hyjnë në një fazë të re përshkallëzimi, teksa përfaqësuesit e sektorit bujqësor paralajmërojnë se janë gati të bllokojnë një pjesë të madhe të vendit, nëse qeveria nuk pranon një dialog të drejtpërdrejtë në nivelin...
SHBA sekuestron një cisternë nafte me flamur rus të lidhur me Venezuelën
Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar në Oqeanin Atlantik një cisternë nafte me flamur rus, e lidhur me eksportet e sanksionuara të Venezuelës, pas një ndjekjeje që zgjati për disa javë në det të hapur. Anija, e njohur fillimisht si Bella...
Kapja e Maduro-s shoqërohet me bilanc tragjik: 55 ushtarë humbën jetën
Operacioni ushtarak i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për kapjen e presidentit venezuelian Nicolás Maduro ka lënë pas një bilanc të rëndë njerëzor. Sipas shifrave zyrtare, 55 ushtarë kubanë dhe venezuelianë humbën jetën gjatë ndërhyrjes së zhvilluar në Karakas. Pavarësisht...
Vritet drejtuesi i trenit në stacionin e Bolonjës, u godit me thikë në bark
Një drejtues treni i kompanisë Trenitalia, me emrin Alessandro Ambrosio, 34 vjeç, është gjetur i pajetë pranë parkingut në sheshin perëndimor të stacionit të Bolonjës, në Itali. Sipas informacioneve paraprake, i riu është goditur me thikë në bark, duke humbur...
Trump paralajmëron lideren e re të Venezuelës: Nëse s’bën atë që është e drejtë, do e paguajë më shtrenjtë se Maduro!
Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj udhëheqëses së re të Venezuelës, Delcy Rodríguez, duke sugjeruar pasoja të rënda nëse ajo vijon të refuzojë kërkesat e Shteteve të Bashkuara, pas operacionit amerikan që çoi në kapjen...
41.3% e familjeve shqiptare në SHBA përfitojnë ndihmë sociale
Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetin social Truth një listë me të dhëna mbi përfitimin e ndihmës sociale nga familjet emigrante në Shtetet e Bashkuara, të ndara sipas vendeve të origjinës. Sipas këtyre të dhënave, 41.3% e familjeve...
Kolumbia feston kapjen e Maduros nga SHBA-të, qindra venezuelianë u mblodhën në sheshet kryesore
Tetë milionë venezuelianë që u larguan nga vendi për shkak të krizës ekonomike dhe represionit nën drejtimin e Nicolas Maduros u mblodhën të shtunën në qytete të ndryshme të botës për të festuar rrëzimin e tij nga forcat amerikane. Tubime...
Pas arrestimit nga SHBA, Maduro dhe bashkëshortja e tij transportohen në bazë ushtarake në Nju Jork
Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, janë arrestuar nga forcat amerikane dhe janë transportuar në Shtetet e Bashkuara. Sipas zyrtarëve federalë amerikanë, avioni që i transportonte ka mbërritur në Stewart Air National Guard Base, në...
“Kanë shpifur për mua” – Shqiptarja hedh në gjyq gazetarët e njohur italianë
Prezantuesi italian i emisionit La Vita in Diretta, Alberto Matano, 53 vjeç, dhe gazetarja e terrenit, Barbara Di Palma, 46 vjeç, janë paditur për shpifje të rëndë nga kujdestarja shqiptare A.S., 45 vjeç. Kujdestarja, e cila më parë ishte hetuar...
Disa muaj më parë Maduro akuzonte shqiptarët se kanë pushtuar Ekuadorin
Teksa së fundmi SHBA ndërmori një sulm ushtarak ndaj Venezuelës, ku u ndalua dhe presidenti Nicolas Maduro, një deklaratë e këtij të fundit e bërë disa muaj më parë për shqiptarët është rikthyer përsëri në vëmendje. Disa muaj më parë,...
Kremlini i bën thirrje SHBA-së të lirojë Nicolás Maduro, fati i Venezuelës duhet të vendoset nga populli
Federata Ruse i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të lirojnë presidentin venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores, duke theksuar se fati politik i Venezuelës duhet të mbetet në duart e popullit të saj....
Maduro akuzohet në Nju Jork për terrorizëm, trafik droge dhe armësh
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, ka njoftuar se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, janë zyrtarisht të akuzuar në Gjykatën e Distriktit Jugor të Nju Jorkut. Sipas saj, akuzat lidhen me veprimtari të...
CH-47 dhe AH-64 sulmojnë Karakasin, Maduro: Urdhër nga Trump
Helikopterë amerikanë AH-64 dhe CH-47 u panë duke lëvizur mbi Karakas gjatë një fushate bombardimi në orët e para të mëngjesit, ndërsa shpërthime të fuqishme u dëgjuan rreth orës 2:00 në kryeqytetin e Venezuelës dhe në disa zona të tjera...
Trump paralajmëron Iranin: SHBA do të ndërhyjë nëse vriten protestuesit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar autoritetet iraniane që të mos përdorin dhunë ndaj protestuesve paqësorë, duke deklaruar se Uashingtoni “do të ndërhyjë” nëse ata vriten. Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, Trump shkroi: “Jemi gati dhe...
Vullkani Etna shpërthen sërish, pamje mahnitëse nga lumenjtë e llavës
Vullkani Etna ka hyrë në një fazë të re aktiviteti vullkanik, duke ofruar pamje spektakolare të rrjedhjeve të llavës brenda zonës së njohur si Valle del Bove. Aktiviteti është intensifikuar gjatë orëve të fundit dhe po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet...
Shkrumbohet nga flakët kisha historike 154-vjeçare në Amsterdam
Një kishë historike në Amsterdam, e njohur për vlerën e saj kulturore dhe arkitekturore, u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar rrëzimin e kullës së saj. Zjarri filloi pak pas mesnatës, ndërsa shkaku ende nuk...
Putin telefonon Trump: Ukraina tentoi të sulmojë rezidencën time presidenciale!
Rusia ka pretenduar se një sulm me dronë nga Ukraina ka pasur si objektiv një nga rezidencat e presidentit Vladimir Putin, akuzë kjo që është mohuar menjëherë nga autoritetet ukrainase. Sipas radios shtetërore ruse, ky pretendim i është përcjellë drejtpërdrejt...
Trump pret Zelenskyn në Florida: Paqja Rusi-Ukrainë është në “fazat finale”!
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës ndodhen në “fazat finale”, gjatë një takimi të zhvilluar të dielën me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Florida. Trump u shpreh se...
Tragjedi në Greqi: Katër alpinistë humbin jetën nga një ortek
Katër alpinistë kanë humbur jetën pas një orteku në malet Vardousia, në zonën e Fokidës në Greqinë qendrore, njoftuan autoritetet lokale. Tre prej tyre, të gjithë burra, ishin raportuar të zhdukur mbrëmjen e së enjtes gjatë ndjekjes së një shtegu...
Shkarkohet nga detyra ambasadori i Polonisë në Francë, dyshohet i përfshirë në trafikimi të diplomave të falsifikuara
Ambasadori i Polonisë në Francë, Jan Emerick Rosyszewski, është shkarkuar nga detyra në pritje të përfundimit të një hetimi penal ndaj tij, ku dyshohet për përfshirje në një rast të ndikimit të pahijshëm, që lidhet me një institucion të përfshirë...
Aktori dhe komediani i famshëm akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual
Komediani, prezantuesi dhe aktori britanik Russell Brand është akuzuar për dy vepra të reja penale, përfshirë një rast përdhunimi dhe një rast sulmi seksual, njoftoi Policia Metropolitane e Londrës. Sipas një deklarate zyrtare, Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (CPS) ka...
Muzeu i Luvrit forcon sigurinë pas grabitjes së bizhuterive të kurorës
Muzeu francez i Luvrit ka vendosur bara hekuri mbi ballkonin nga i cili grabitësit hynë në muze më 19 tetor, në një vjedhje spektakolare të bizhuterive të kurorës. Katër persona depërtuan në galerinë Apollo, thyen një dritare dhe hapën kutitë...
Ryanair gjobitet me 256 milionë euro nga Autoriteti Italian i Konkurrencës
Autoriteti Italian i Konkurrencës ka gjobitur Ryanair me 256 milionë euro për abuzim të pozicionit të saj dominues në treg. Gjoba lidhet me praktikat që kanë kufizuar shitjen e biletave nga agjentët e udhëtimit online. Sipas Autoritetit, Ryanair ka ndjekur...
Rrëzohet aeroplani humanitar në Teksas: 5 të vdekur, mes tyre një fëmijë 2-vjeçar
Të paktën pesë persona, përfshirë një fëmijë 2-vjeçar, kanë humbur jetën pasi një aeroplan i vogël i Marinës Meksikane u rrëzua të hënën pranë bregut të Teksasit, afër Galveston, gjatë një misioni humanitar. Aeroplani po transportonte fëmijën nga qyteti jugor...
14-vjeçari shqiptar arrestohet në Greqi, policia i gjen thikë në çantë pranë shkollës
Autoritetet greke kanë arrestuar një nxënës 14-vjeçar me origjinë shqiptare, pasi u kap duke mbajtur një thikë në çantën e shpinës pranë një shkolle të mesme në Selanik. Ngjarja ka ndodhur pranë Shkollës së Mesme të 3-të dhe Liceut të...
SHBA ndalon dronët e rinj kinezë, shqetësime për sigurinë kombëtare
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të ndalojnë hyrjen në tregun amerikan të dronëve të rinj të prodhuar jashtë vendit, përfshirë modelet kineze nga kompanitë DJI dhe Autel. Lajmi u bë i ditur të hënën nga Komisioni Federal i...
Ferrari shpërthen në flakë pas përplasjes, aksidenti tragjik që i mori jetën krijuesit të “Call of Duty”
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon momentet e aksidentit tragjik ku humbi jetën Vince Zampella, një prej figurave më të njohura të industrisë së videolojërave dhe bashkëkrijues i “Call of Duty”. Sipas autoriteteve amerikane, automjeti tip Ferrari...
Operacion antidrogë në Itali: Zbulohet rrjeti italo-shqiptar që kërcënonte biznesmenët për borxhet e drogës
Policia italiane ka zbardhur detaje nga operacioni i madh antidrogë i zhvilluar sot në Pescara, ku u arrestuan 16 persona, mes tyre edhe shqiptarë. Nga të arrestuarit dhe të proceduarit, 11 janë identifikuar me emër dhe fotografi, ndërsa tre janë...
Atentat në Moskë: Vritet gjenerali i lartë rus, i kishin vendosur tritol poshtë makinës
Një gjeneral i lartë rus ka humbur jetën këtë të hënë në Moskë, pasi makina e tij shpërtheu nga një bombë, në atë që autoritetet ruse e cilësojnë si atentatin e tretë ndaj një zyrtari të lartë ushtarak brenda pak...
Përdorimi i tepruar i IA-së mund të ulë aftësitë tuaja mendore
Përdorimi i inteligjencës artificiale (IA) është bërë çdo ditë më i zakonshëm, por disa ekspertë paralajmërojnë se kjo mund të ketë një ndikim negativ mbi aftësitë tona kognitive. Sipas studimeve të fundit, varësia e tepruar nga IA-ja mund të dobësojë...
Sherr i dhunshëm në Athinë: Plagoset rëndë me thikë i riu shqiptar dhe një i mitur rus
Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar mbrëmjen e së dielës, në Athinë, ku dy persona, mes tyre një shtetas shqiptar dhe një i mitur nga Rusia, janë plagosur rëndë me thikë pas një përleshjeje në mes të rrugës. Sipas...
SHBA sekuestron një tjetër cisternë nafte të nisur nga Venezuela
Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një tjetër cisternë nafte që kishte dalë së fundmi nga Venezuela, duke shënuar rastin e dytë brenda këtij muaji që një anije transporti nafte ndalohet pranë brigjeve të vendit latino-amerikan. Lajmi është konfirmuar nga Departamenti...
Frika nga spiunazhi dhe sabotazhi, Gjermania hap qendër speciale kundër dronëve
Gjermania hapi të mërkurën qendrën e saj të parë të përbashkët për mbrojtjen nga dronët, një strukturë e re që bashkon kapacitetet federale dhe ato të landeve, me synim përforcimin e sigurisë dhe përballjen më efikase me kërcënimet në rritje...
“Shqiponja e Zezë”: Kush është shqiptari i regjistruar si tregtar frutash në Ekuador, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge
Shqiptari Përparim Billa pritet të dalë para drejtësisë më 18 dhjetor 2025, i akuzuar për përfshirje në krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar droge, si pjesë e një rrjeti kriminal me shtrirje globale. Emri i Billës nuk është i panjohur...
Angli / Arrestohet shqiptari që tentoi të fuste ilegalisht 5 bashkëkombës me kamion
Një operacion i dështuar i trafikimit të qenieve njerëzore ka çuar në arrestimin dhe pranimin e fajësisë nga një shtetas shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, i cili tentoi të transportonte ilegalisht pesë shqiptarë nga Belgjika drejt Anglisë, të fshehur në...
Deputetet e Meksikës sherr me grushte, kapen për flokësh
Një seancë e Kongresit të Qytetit të Meksikos u shndërrua në kaos më 15 dhjetor, kur disa ligjvënëse gra u përfshinë në një përleshje fizike që u transmetua drejtpërdrejt nga kamerat. Incidenti ndodhi pasi deputete të Partisë së Veprimit Kombëtar...
“The Telegraph”: Militantët serbë luftojnë për Putinin dhe përgatiten për konflikte të reja në Ballkan
Një gjeneratë e re nacionalistësh serbë, e lidhur ideologjikisht dhe operacionalisht me Rusinë, po përgatitet për konflikte të mundshme në Ballkan, veçanërisht në Bosnjë dhe Kosovë, raporton gazeta britanike The Telegraph. Sipas raportimit, qindra militantë serbë kanë udhëtuar drejt Ukrainës...
Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i Vitit”
Viti që po mbyllet shënoi një pikë kthese historike për inteligjencën artificiale, e cila nga një koncept i së ardhmes u shndërrua në pjesë të pandashme të jetës së përditshme. Për këtë arsye, revista prestigjioze Time vendosi të mos zgjedhë...
Vrasja e ushtarëve amerikanë në Siri, Trump: Do të hakmerremi!
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas sulmit të përgjakshëm ndaj një autokolone të forcave amerikane dhe siriane në Siri, ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën tre të tjerë. “Është një sulm i ISIS-it”, deklaroi Trump, duke iu...
Sulm i armatosur në Siri, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes
Dy ushtarë të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe një përkthyes civil u vranë të shtunën gjatë një sulmi të armatosur në Siri, bëri të ditur Departamenti Amerikan i Mbrojtjes. Sipas Pentagonit, tre persona të tjerë mbetën të plagosur. Zëdhënësi...
Fituese e Çmimit Nobel për Paqen 2023, Narges Mohammadi arrestohet sërish në Iran
Forcat e sigurisë iraniane kanë arrestuar me dhunë aktivisten e njohur për të drejtat e grave dhe fituesen e Çmimit Nobel për Paqen 2023, Narges Mohammadi, njofton Fondacioni Narges. Lajmi u konfirmua nga vëllai i saj, i cili tha se...
Çifti i bardhë bëhet viral, pasi sjell në jetë foshnjën me ngjyrë në Tennessee
Një histori e pazakontë nga Tennessee është bërë virale në rrjetet sociale, pasi një çift i bardhë u bë prindër të një djali me ngjyrë, duke hapur menjëherë debate, dyshime dhe reagime të shumta online. Rachel, një nënë e re,...
SHBA publikon listën e të rrezikshmëve: 6 shqiptarë mes të arrestuarve nga ICE dhe administrata amerikane
Administrata amerikane, përmes Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) dhe agjentëve federalë të Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE), ka publikuar një raport të ri ku renditen dhjetëra persona të arrestuar për shkelje të ligjeve të imigracionit dhe precedentë të rëndë...
Protesta masive në Bullgari, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë
Mijëra qytetarë bullgarë u mblodhën mbrëmjen e së mërkurës në protesta masive kundër qeverisë, duke e akuzuar atë për dështim në luftën kundër korrupsionit endemik në vendin më të varfër të Bashkimit Evropian. Protestat u zhvilluan në kryeqytetin Sofje dhe...
Pas braktisjes nga të rinjtë, Shqipëria mbushet me pensionistë italianë
Një zhvillim i pazakontë po shënohet vitet e fundit në dinamikat e emigracionit drejt Shqipërisë. Ndërsa vendi vijon të përballet me një largim masiv të të rinjve drejt Perëndimit, një kategori e re emigrantësh po rritet në mënyrë të ndjeshme:...
Ethet afrikane te derrat në Spanjë: Dyshime se doli nga një laborator kërkimor
Autoritetet spanjolle kanë hapur një hetim të thelluar mbi shpërthimin e etheve afrikane të derrave (ASF) në rajonin e Katalonjës, ndërsa po shqyrtojnë seriozisht mundësinë që virusi të ketë dalë nga një laborator kërkimor pranë zonës së prekur. Që prej...
Si po frymëzon kultura pop e Azisë Lindore protestat e brezit Z
K-pop dhe anime po bëhen zëri dhe simbolika e rezistencës Monkey D. Luffy, protagonisti i “One Piece”, një seri e famshme japoneze manga dhe anime, e përshtatur së fundmi nga Netflix, është një pirat adoleshent plot shpirt e i buzëqeshur...
Fundoset varka me 20 emigrantë në Kretë, dyshohet për 18 viktima
Një ngjarje tragjike është regjistruar pranë bregdetit jugor të Kretës, ku një varkë me 20 emigrantë është fundosur mes kushteve të rënda atmosferike. Sipas autoriteteve greke, emigrantët po përpiqeshin të arrinin në Kretë, por dallgët e forta bënë që mjeti...
Përleshje të reja vdekjeprurëse në kufirin Pakistan–Afganistan
Luftimet e reja kufitare mes forcave pakistaneze dhe atyre të qeverisë talebane në Afganistan kanë shpërthyer sërish, duke thyer një armëpushim të brishtë të arritur më pak se dy muaj më parë. Të dyja palët kanë konfirmuar shkëmbimin e zjarrit,...
Dronë mbi bazën e nëndetëseve bërthamore, ushtarët francezë hapin zjarr
Marinarët francezë që ruajnë bazën bërthamore detare Ile Longue në Bretagne hapën zjarr ndaj pesë dronëve të paidentifikuar që fluturuan mbi objektin të enjten në mbrëmje, konfirmuan autoritetet ushtarake. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, sipas orës lokale. Ile Longue është...
Veza e “Artë” Fabergé thyen rekord: Shitet në ankand për 30 milionë dollarë
Një vezë kristali e zbukuruar me diamante, e krijuar nga argjendaria e famshme ruse Fabergé, është shitur për shifrën rekord prej 30.2 milionë dollarësh në një ankand të mbajtur në Londër. Ky objekt i rrallë, i cili dikur i përkiste...
Putin paralajmëron Europën: Jemi gati të luftojmë që tani, nëse e kërkoni!
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi të martën se Rusia nuk dëshiron luftë me vendet europiane, por shtoi se nëse Europa e kërkon një përplasje të tillë, atëherë Moska “është gati që tani të luftojë”. Ai tha se kërkesat e vendeve...
Tragjedi në Brazil, 19-vjeçari humb jetën pasi hyri në kafazin e luanëve në një kopsht zoologjik
Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur të dielën në Brazil, ku një 19-vjeçar humbi jetën pasi u sulmua mizorisht nga luanët në një kopsht zoologjik në João Pessoa. Viktima, i identifikuar si Gerson de Mello Machado, ishte diagnostikuar...
Vrasja e Ilaria Sulës, Gjykata jep vendimin për nënën e autorit të dyshuar
Gjykata ka dhënë vendimin për Nors Manlapaz, nënën e 23-vjeçarit Mark Samson, i akuzuar për vrasjen e shqiptares 22-vjeçare, Ilaria Sula. Manlapaz është dënuar me dy vite burg, pasi akuzohet për pastrim të gjurmëve dhe ndihmë në fshehjen e trupit...
Kazakistani thirrje Ukrainës: Ndalni sulmet në rafineritë tona të naftës!
Kazakistani i kërkoi Ukrainës të ndalojë sulmet ndaj terminalit të Caspian Pipeline Consortium (CPC) në Detin e Zi, pas një sulmi të madh me dron që ndaloi eksportet dhe shkaktoi dëme serioze në infrastrukturën e ngarkimit të naftës. Ky terminal...
Turqia prezanton dronin e ri ‘kamikaz’ Toyca-05 me krahë fiks
Industria mbrojtjes në Turqi ka prezantuar zyrtarisht një dron të ri ‘kamikaz’ me krahë fiks, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zgjerimin e kapaciteteve të saj të luftës ajrore pa pilot. Droni i ri, i ndërtuar nga kompania Skydagger,...
Mbi 300 viktima dhe qindra të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Indonezi
Situata në Indonezi po përkeqësohet, pasi numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në ishullin Sumatra ka arritur në 303. Shifra u konfirmua të shtunën nga kreu i Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive, një rritje e ndjeshme nga...
“Adolf Hitleri” afrikan fiton zgjedhjet, siguron mandatin e pestë rradhazi
Adolf Hitler Uunona, politikani nga Namibia me një emër që bie fort në sy, ka fituar sërish zgjedhjet lokale, duke siguruar mandatin e pestë radhazi në zonën Ompundja. Lajmi konfirmohet nga mediat ndërkombëtare, ndërsa pritet që Komisioni Zgjedhor i Namibisë...
Putin: Gati të garantoj me shkrim se Rusia nuk do sulmojë Europën!
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se është i gatshëm të garantojë me shkrim që Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë ndonjë vend tjetër europian. Nga Bishkek i Kirgistanit, ku mori pjesë në samitin e aleancës ushtarake CSTO, ai i...
Orteku i fuqishëm në Austri përfshin pistën e skive, shpëtohen 6 persona
Një ortek i madh goditi mëngjesin e sotëm malin Stubai në Austri, përfshirë pistat e skive dhe duke shkaktuar një mision të menjëhershëm shpëtimi. Sipas policisë, orteku dyshohet të jetë shkaktuar nga disa skiatorë jashtë pistave, përpara se të përfshiheshin...
Publikohet lista e klanit shqiptar që trafikonte kokainë në Itali: 24 të arrestuar
Mediat italiane kanë publikuar identitetet e 24 personave të dyshuar, ndaj të cilëve Gjykata e Breshias ka lëshuar urdhër-arresti, si pjesëtarë të një klani shqiptar që dyshohet se ka trafikuar drejt Italisë rreth 1.3 tonë kokainë përgjatë një periudhe pesëvjeçare....
Mediat e huaja ngrenë alarmin: Shqipëria po përmbyt Kroacinë me mbetje plastike
Mbeturinat e hedhura në detet shqiptare kanë ndezur alarmin në Kroaci, ku autoritetet raportojnë për përmbytje të plazheve dhe porteve nga mbetje të transportuara nga rrymat detare. Mediat ndërkombëtare, përfshirë Lessentiel, kanë publikuar pamje dhe raportime që tregojnë gjendjen shqetësuese...
SHBA/ Dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen pranë Shtëpisë së Bardhë, njëri prej tyre në gjendje kritike
Dy anëtarë të Gardës Kombëtare amerikane janë qëlluar me armë në qendër të Uashingtonit, pranë stacionit të metrosë Farragut West, rreth 1.5 kilometra larg Shtëpisë së Bardhë. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, njëri prej tyre ka marrë plumb në kokë...
“Arma” e fundit e Putinit: Rusia teston “dronë-pëllumba” për monitorimin e qyteteve
Një kompani ruse e neuroteknologjisë po zhvillon një metodë inovative për mbikëqyrjen e qyteteve dhe infrastrukturës kritike përdorimin e zogjve të pajisur me teknologji elektronike dhe implantime neurotike. Kompania Neiry ka raportuar me sukses testet e para të fluturimit të...
Tragjike në Los Angeles, 13-vjeçarja qëllon për vdekje 16-vjeçarin
Një incident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Pomonës, në Los Angeles County, ku një vajzë 13-vjeçe është arrestuar pasi qëlloi me armë zjarri një djalë 16-vjeç. Sipas raportimeve të policisë, oficerët iu përgjigjën një thirrjeje për të shtëna...
Më shumë
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit