Milioneri i famshëm dhe bashkëshorti i tij akuzohen për krime të rënda seksuale

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.05.2026, 22:46

Biznesmeni milioner Barrie Drewitt-Barlow, i njohur si një nga “baballarët e parë gay” në Britaninë e Madhe, dhe bashkëshorti i tij Scott Hutchison janë akuzuar për përdhunim, sulm seksual dhe trafikim njerëzor për shfrytëzim seksual, raporton tabloidi britanik Daily Mail.

57-vjeçari Drewitt-Barlow dhe partneri i tij 32-vjeçar pritet të paraqiten në Gjykatën e Chelmsford, ndërsa çështja ka shkaktuar bujë të madhe në mediat britanike.

Sipas policisë së Essex, autoritetet zhvilluan kontrolle të koordinuara në banesa në Danbury, Maldon dhe Braintree, ku dy burrat u arrestuan pas një operacioni të Drejtorisë së Krimeve të Rënda. Mediat britanike raportojnë se efektivët kanë hyrë me forcë në një prej pronave, ndërsa ekspertët e kriminalistikës kontrolluan zonën për orë të tëra.

Policia deklaroi se ndaj tyre janë ngritur disa akuza, përfshirë përdhunim, sulm seksual dhe trafikim në kuadër të “skllavërisë moderne” për qëllime shfrytëzimi seksual.

Barrie Drewitt-Barlow ishte bërë i famshëm në fund të viteve ’90, kur ai dhe ish-bashkëshorti i tij Tony u konsideruan si një nga çiftet e para gay në Britani që patën fëmijë përmes një nëne surrogate.

Në vitet e fundit ai ishte shfaqur në disa emisione televizive dhe reality show në Britani, ndërsa 14 muaj më parë bleu edhe klubin anglez të futbollit Maldon & Tiptree FC, duke u bërë një nga pronarët e parë hapur gay të një klubi futbolli në Angli.

Sipas Daily Mail, ITV kishte planifikuar transmetimin e një dokumentari për jetën dhe investimet e tij në futboll, por projekti është anuluar pas shpërthimit të skandalit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit