E paditi për kthimin e ChatGPT në platformë fitimprurëse, Elon Musk humb gjyqin me CEO-n e OpenAI

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.05.2026, 20:59

Një gjykatë në Kaliforni ka rrëzuar padinë e ngritur nga Elon Musk kundër kompanisë OpenAI dhe drejtorit ekzekutiv të saj, Sam Altman.

Sipas vendimit, çështja u hodh poshtë nga juria me arsyetimin se padia ishte paraqitur pas afatit ligjor të parashkrimit, duke e bërë atë të pavlefshme për shqyrtim në themel.

Elon Musk kishte akuzuar Sam Altman për shkelje të marrëveshjes fillestare të OpenAI si organizatë jofitimprurëse, duke pretenduar se kompania është transformuar në një strukturë fitimprurëse në kundërshtim me misionin e saj origjinal për zhvillimin e inteligjencës artificiale në shërbim të njerëzimit.

Musk ka deklaruar gjithashtu se është mashtruar në momentin që ka dhuruar rreth 38 milionë dollarë për projektin, duke argumentuar se fondet janë përdorur në një drejtim tjetër nga ai i premtuari.

Gjatë procesit gjyqësor, juria shqyrtoi për tre javë korrespondencë të brendshme dhe dëgjoi dëshmi nga figura kryesore të përfshira në çështje, përfshirë vetë Elon Musk, Sam Altman dhe CEO-n e Microsoft, Satya Nadella, i cili u përmend në pretendimet e Musk për përfshirje në skemë.

Pas rreth dy orësh diskutim, juria arriti në përfundimin për rrëzimin e padisë.

Elon Musk dhe Sam Altman janë bashkëthemelues të OpenAI në vitin 2015, ndërsa Musk u largua nga kompania në vitin 2018, pasi nuk arriti të siguronte kontrollin mbi drejtimin e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit