Zogu mbeti i paralizuar, pronari i ndërton kabinë në dron për t’i rikthyer ndjesinë e fluturimit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 28.05.2026, 00:18

Një histori e pazakontë që tregon se dashuria dhe kujdesi ndaj kafshëve nuk kanë kufij po qarkullon në rrjetet sociale, ku një pronar ka ndërtuar një kabinë të vogël transparente të montuar në dron për zogun e tij të lënduar, me qëllim që ai të “fluturojë sërish”.

Sipas pamjeve që janë bërë virale në rrjetet sociale, zogu i vogël i quajtur Nitya, kishte mbetur i dëmtuar pas një sulmi nga një mace, duke humbur aftësinë për të fluturuar duke mbetur totalisht i paralizuar.

Pronari i tij, Marc Joseph Colando nga Filipinet, ka treguar se nuk mund ta shikonte zogun e tij pa përjetuar më lirinë e fluturimit, ndaj vendosi të ndërtojë një zgjidhje të veçantë: një kabinë të vogël të sigurt të vendosur mbi dron, ku zogu mund të qëndrojë dhe të “shijojë qiellin”.

Në pamjet që po qarkullojnë, droni ngrihet në ajër me zogun brenda kabinës transparente, ndërsa ai duket i qetë dhe i sigurt gjatë fluturimit. Videoja ka marrë mijëra reagime në rrjete sociale, duke u cilësuar nga shumë përdorues si një histori prekëse dashurie dhe përkushtimi ndaj kafshëve.

Pronari ka deklaruar se çdo gjë është testuar me kujdes për të siguruar që zogu të mos përjetojë stres dhe të jetë plotësisht i sigurt gjatë eksperiencës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit