Bota e basketbollit amerikan është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të lojtarit të Memphis Grizzlies, Brandon Clarke. Basketbollisti 29-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të hënë, duke lënë në pikëllim tifozët, shokët e skuadrës dhe komunitetin e NBA-së.
Lajmi është konfirmuar nga mediat amerikane dhe burime pranë klubit të Memphisit, ndërsa deri tani nuk është bërë publik shkaku zyrtar i vdekjes. Autoritetet në SHBA kanë nisur hetimet dhe pritet që në ditët në vijim të zbardhen më shumë detaje mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Brandon Clarke ishte pjesë e Memphis Grizzlies që prej vitit 2019 dhe konsiderohej një nga lojtarët më energjikë dhe të talentuar të skuadrës. Megjithatë, periudha e fundit kishte qenë e vështirë për të, pasi dëmtimet e shumta e kishin mbajtur larg parketit për pjesën më të madhe të sezonit, ku u aktivizua vetëm në dy ndeshje.
Lajmi për humbjen e parakohshme të 29-vjeçarit ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku tifozë dhe figura të basketbollit kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për familjen e tij.