Lideri i Hezbollah, Naim Qassem, ka refuzuar bisedimet mes qeverisë libaneze dhe Izraelit, duke i cilësuar ato si të kota dhe pa rezultat.
Deklarata vjen pak orë përpara takimit të planifikuar të së martës në Uashington, ku zyrtarë nga Libani, Izraeli dh SHBA pritet të diskutojnë për armëpushimin dhe mundësinë e uljes së tensioneve në rajon.
Në një fjalim të transmetuar nga mediat pranë Hezbollah, Qassem deklaroi se “i gjithë Libani është objektiv”, duke i bërë thirrje qeverisë dhe ushtrisë libaneze të mobilizohen.
“Vendimi ynë në rezistencë është të mos qetësohemi dhe të mos dorëzohemi”, tha ai.
Kjo deklaratë vjen në një moment tepër delikat për rajonin, ndërsa përplasjet mes Hezbollah dhe Izraelit vijojnë dhe përpjekjet diplomatike për një armëpushim mbeten të brishta.