Sulm terrorist në Pakistan/ Kamikazi hedh në erë stacionin e policisë, 12 të vrarë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.05.2026, 09:16

12 oficerë policie kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pas një sulmi të rëndë terrorist ndaj një komisariati policie në qytetin Bannu, në veriperëndim të vendit.

Sipas autoriteteve lokale, sulmi nisi kur një kamikaz shpërtheu një automjet të mbushur me eksploziv pranë një pike kontrolli të policisë. Menjëherë pas shpërthimit, persona të armatosur hapën zjarr ndaj efektivëve që ndodheshin në zonë, duke shkaktuar kaos dhe viktima të shumta.

Oficeri i policisë, Muhammad Sajjad Khan, deklaroi se deri tani janë konfirmuar 12 policë të vrarë, ndërsa një tjetër rezulton ende i zhdukur. Pesë efektivë të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor.

Autoritetet thanë se forcat e sigurisë që po shkonin drejt vendngjarjes ranë gjithashtu në pritë gjatë operacionit, çka e rëndoi edhe më shumë situatën.

Deri më tani nuk ka ende një bilanc përfundimtar apo një reagim zyrtar mbi autorët e sulmit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit