Në qytetin e Guangzhou në Kinë, ndodhet një vend i veçantë që po tërheq vëmendjen e dashamirësve të kafshëve, një “kështjellë” e kthyer në strehë për rreth 1,000 mace.
Ndërtesa është e organizuar në tre kate dhe funksionon si një hapësirë e hapur ku macet jetojnë lirshëm, lëvizin pa kufizime, pushojnë në zona të dedikuara dhe luajnë gjatë gjithë ditës.
Ajo që e bën këtë vend të veçantë është ndërveprimi me vizitorët. Njerëzit që hyjnë brenda kanë mundësi të kalojnë kohë me macet, t’i përkëdhelin dhe të përjetojnë nga afër një ambient ku kafshët janë në qendër të gjithçkaje.
Kjo “parajsë” për mace është shndërruar në një atraksion të pazakontë, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj që kërkojnë një eksperiencë ndryshe nga kafene apo strehëzat tradicionale të kafshëve.
Një vend ku qetësia, loja dhe mijëra mace bashkëjetojnë nën të njëjtën çati.