Trump i pakënaqur me Iranin: Po bëjnë punë shumë të dobët me kalimin e naftës në Hormuz!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.04.2026, 01:06

Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur dyshime mbi zbatimin e armëpushimit me Iranin, duke akuzuar Teheranin se po pengon kalimin e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për tregtinë globale të energjisë.

Në një postim në rrjetin e tij social, Trump u shpreh se:

“Irani po bën një punë shumë të dobët, disa do ta quanin të turpshme, në lejimin e naftës që të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Kjo nuk është marrëveshja që kemi!”

Pak më herët, ai kishte reaguar edhe ndaj raportimeve se Irani mund të jetë duke vendosur tarifa për cisternat që kalojnë në ngushticë, duke paralajmëruar se një gjë e tillë duhet të ndalet menjëherë.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se rihapja e lirë e kësaj rruge detare është pjesë kyçe e marrëveshjes së armëpushimit, ndërsa administrata amerikane kundërshton çdo përpjekje të Iranit për të përfituar financiarisht nga kalimi i anijeve.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet arteria kryesore e transportit të naftës në botë, pasi një pjesë e madhe e eksporteve globale kalojnë përmes saj. Çdo tension në këtë zonë reflektohet menjëherë në tregjet ndërkombëtare dhe në çmimin e naftës

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit