Gjykata në Los Angeles shpall Meta dhe YouTube fajtorë për dëmtimin e shëndetit mendor të një vajze të re

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.03.2026, 22:43

Një gjykatë në Los Angeles ka shpallur fajtorë Meta dhe YouTube, pas padisë që i akuzonte kompanitë për ndikimin e tyre në varësinë e një vajze të re dhe dëmtimin e shëndetit të saj mendor. Ky vendim historik mund të shërbejë si precedent për qindra padi të tjera të ngjashme dhe mund të ndryshojë mënyrën se si funksionojnë platformat e rrjeteve sociale, veçanërisht për përdoruesit e rinj.

Rasti u denoncua nga Kaley, një 20-vjeçare nga Kalifornia, dhe nëna e saj, të cilat paditën Meta, YouTube, Snap dhe TikTok. Ato i akuzuan kompanitë për shkaktimin e varësisë që çoi në probleme serioze të shëndetit mendor, përfshirë ankthin, çrregullime të perceptimit të trupit dhe mendime vetëvrasëse. Para gjykimit, Snap dhe TikTok arritën të zgjidhnin çështjen jashtë gjykatës.

Juria vendosi që Meta të mbajë 70% të përgjegjësisë, ndërsa YouTube 30%, dhe urdhëroi kompanitë të paguajnë 3 milion dollarë dëmshpërblim kompesator. Vendimi për dëmshpërblimin penal pritet të merret së shpejti, duke u bazuar në pasurinë neto të secilës kompani.

Një zëdhënës i Meta deklaroi: “Ne nuk pajtohemi me vendimin dhe po shqyrtojmë opsionet tona ligjore.” Ndërsa Google njoftoi se do të bëjë apel, duke argumentuar se YouTube është një platformë për transmetim dhe jo një rrjet social.

Ky rast nxjerr në pah debatet e vazhdueshme mbi ndikimin e rrjeteve sociale tek të rinjtë dhe përgjegjësinë e kompanive për shëndetin mendor të përdoruesve të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit