Një pritje e veçantë dhe jo fort e zakonshme diplomatike është zhvilluar në aeroportin e qytetit Shenzhen në Kinë, ku presidenti kinez Xi Jinping ka pritur personalisht homologun e tij amerikan, Donald Trump, sapo ky i fundit ka zbritur nga avioni presidencial Air Force One.
Ajo që tërhoqi veçanërisht vëmendjen ishte gjesti i Xi Jinping, i cili kishte dalë për ta pritur Trumpin në fund të shkallëve të avionit. Fillimisht, dy liderët shtrënguan duart, por më pas takimi u shoqërua edhe me një përqafim të shkurtër, duke shkëmbyer përzemërsisht përshëndetjet.
Pritja ishte organizuar me ceremoni të plotë shtetërore, me tapet të kuq, flamuj amerikanë dhe kinezë, trupa ushtarake dhe dhjetëra persona që brohorisnin në shenjë mirëseardhjeje. Në ceremoni pati edhe një fluturim demonstrues të avionëve ushtarakë mbi aeroport.
Ajo që e bën edhe më domethënës këtë gjest është se Xi Jinping zakonisht nuk del personalisht për të pritur liderët e huaj në aeroport, duke ua deleguar këtë detyrë zyrtarëve të lartë të shtetit.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, kjo pritje ishte edhe një gjest reciprociteti, pasi Trump kishte pritur personalisht Xi Jinping gjatë vizitës së këtij të fundit në SHBA.