Autoritetet kineze kanë ekzekutuar publikisht tre persona të dënuar për ab*zime s*ksuale ndaj fëmijëve, në një operacion të koordinuar të shpallur nga Gjykata Supreme Popullore e Kinës.
Sipas autoriteteve, njëri prej të dënuarve ishte mësues në një shkollë fillore dhe u shpall fajtor për ab*zime s*ksuale ndaj gjashtë nxënëseve në dhjetëra raste. Një tjetër u dënua pasi kërcënonte dhe shantazhonte tetë vajza të m*tura përmes internetit dhe në ambiente publike. I treti, pronar i një dyqani në një fshat, u shpall fajtor për ab*zime s*ksuale ndaj një vajze për vite me radhë.
Gjykata Supreme deklaroi se publikimi i identiteteve, rasteve dhe ekzekutimeve synon të përcjellë mesazhin e “tolerancës zero” ndaj krimeve se*ksuale kundër f*mij*ve dhe të shërbejë si paralajmërim për autorët e këtyre veprave.
Rastet kanë nxitur debat ndërkombëtar mbi përdorimin e dënimit me vdekje për krime të tilla dhe mënyrën se si shtete të ndryshme i trajtojnë autorët e ab*zimeve s*ksuale ndaj fëmijëve.