Hapet ‘Kutia e Pandorës’? Pentagoni publikon pamje nga dosjet sekrete të UFO-ve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.05.2026, 18:45

Pentagoni ka publikuar grupin e parë të dosjeve të deklasifikuara mbi UFO-t, ose siç njihen zyrtarisht sot “Fenomenet Anomale të Paidentifikuara” (UAP), pas urdhrit të dhënë më herët këtë vit nga Donald Trump.

Dokumentet, të cilat sipas autoriteteve amerikane përmbajnë materiale “të papublikuara më parë”, përfshijnë hetime dhe raportime që shtrihen nga vitet 1940 deri në ditët e sotme. Në dosje gjenden video, fotografi, memorandume ushtarake dhe dëshmi të pilotëve, astronautëve dhe agjentëve federalë.

Një pjesë e materialeve lidhen me incidente të raportuara nga trupat amerikane në Irak dhe Siri. Në një memorandum ushtarak të vitit 2022 përmendet “një objekt i vogël i paidentifikuar” i vërejtur në Irak, ndërsa në Siri ushtarët raportuan në vitin 2024 “shkëlqime dhe drita me origjinë të panjohur” në qiell. Raporte të tjera vijnë edhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Greqia.

Ndër dosjet më interesante janë edhe raportimet nga misionet hënore Apollo. Gjatë misionit Apollo 12 mission, astronauti Alan L. Bean raportonte “flashes” drite që lëviznin në hapësirë, duke thënë se “dukej sikur po largoheshin nga Hëna drejt yjeve”. Ndërsa në misionin Apollo 17 mission, astronautët panë grimca shumë të ndritshme drite.

Një tjetër dosje përshkruan dëshmi të agjentëve federalë që pretendojnë se kanë parë sfera portokalli në qiell, të cilat lëshonin sfera më të vogla të kuqe para se të zhdukeshin. Rasti është cilësuar si një nga incidentet më misterioze të përfshira në materialet e publikuara.

Megjithatë, Pentagoni ka theksuar se këto dokumente nuk përbëjnë provë për ekzistencën e jetës jashtëtokësore. Në faqen zyrtare ku janë publikuar materialet, autoritetet amerikane sqarojnë se shumë prej raportimeve janë interpretime subjektive të personave që i kanë hartuar dhe nuk duhet të konsiderohen si prova përfundimtare.

Edhe zyra amerikane që heton këto fenomene, AARO, kishte deklaruar më herët se deri tani nuk ekziston asnjë provë që UFO-t lidhen me teknologji jashtëtokësore, megjithëse shumë raste mbeten ende të pashpjeguara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit