Humbi jetën në aksident tragjik, identifikohet 19-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.05.2026, 21:19

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur mbrëmjen e së premtes, më 15 maj, rreth orës 23:00, pranë Piazza Milite Ignoto në Monopoli të Italisë, i ka marrë jetën një të riu shqiptar.

Viktima është identifikuar si Klevis Kalliu, 19 vjeç, banues në Monopoli, i cili ndodhej në sediljen e pasme të një automjeti tip Mercedes-Benz.

Sipas mediave italiane dhe hetimeve paraprake, automjeti ku ndodhej i riu është përplasur me një Toyota Auris për shkaqe ende të paqarta. Pas goditjes së fortë, drejtuesi i Mercedes-it ka humbur kontrollin, duke u përplasur më pas me disa makina të parkuara në zonë. Edhe Toyota, e drejtuar nga një vajzë e re me origjinë të huaj dhe rezidente në Monopoli, është përplasur më tej me një furgon të parkuar.

19-vjeçari është nxjerrë në gjendje kritike nga automjeti dhe i është dhënë ndihma e parë në vend, përfshirë masazh kardiak, përpara se të transportohej me urgjencë në spitalin “San Giacomo”. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar lehtë edhe drejtuesja e Toyota-s dhe një pasagjer tjetër i Mercedes-it.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit