Pjesë e rrjetit të drogës, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.03.2026, 21:08

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në zonën e Alba Adriatica, në provincën e Askolit, nën akuzën për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

I riu, i identifikuar me inicialet M.A., rezulton me precedentë të mëparshëm penalë dhe dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti shpërndarësish droge që operonte në zonë, sipas mediave italiane.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, autoritetet zbuluan rreth 25 gramë kokainë, një peshore precize si dhe materiale të ndryshme për paketimin e dozave. Po ashtu, u sekuestruan edhe 3.800 euro cash, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

28-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe, me urdhër të Prokurorisë së Teramos, u vendos në masën e arrestit shtëpiak.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet dhe për të parandaluar shpërndarjen e mëtejshme të lëndëve narkotike në zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit