Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, qëllohet në drejtim të disa personave

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.11.2026, 16:35

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka tronditur mëngjesin e kësaj të enjteje kryeqytetin amerikan, Uashingtonin, ku pesë persona janë qëlluar në lagjen Logan Circle, rreth 1.6 kilometra larg Shtëpisë së Bardhë.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, të shtënat janë regjistruar në zonën e kryqëzimit të rrugëve 15th Street dhe P Street NW, pranë palestrës VIDA Fitness. Autoritetet konfirmuan se pesë persona u qëlluan me armë zjarri, ndërsa sipas një dëshmitari të cituar nga Associated Press, njëri prej tyre ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në qafë.

Policia ka identifikuar një person të dyshuar, i cili dyshohet se është ngujuar në një ndërtesë pranë vendit të ngjarjes dhe nuk ishte arrestuar deri në raportimet e fundit. Forca të shumta policie, përfshirë efektivë të njësive speciale SWAT, rrethuan zonën, ndërsa agjentë të FBI-së dhe Byrosë për Alkoolin, Duhanin, Armët e Zjarrit dhe Eksplozivët (ATF) iu bashkuan operacionit.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve dhe qytetarëve që të shmangin zonën, ndërsa shkollat pranë vendit të ngjarjes u vendosën në izolim për arsye sigurie. Policia u kërkoi gjithashtu personave që ndodheshin në afërsi të qëndronin brenda ndërtesave dhe larg dritareve.

Deri më tani, motivet e sulmit mbeten të paqarta dhe autoritetet nuk kanë dhënë detaje të plota për rrethanat e ngjarjes. Hetimet vijojnë, ndërsa operacioni policor është përqendruar në neutralizimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit