Avioni përplas në ajër parashutisten, momentet dramatike kapen nga kamera e trupit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 27.05.2026, 00:41

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Austri, ku një 44-vjeçare që po hidhej me parashutë për pak humbi jetën pasi u përplas në ajër nga një avion i vogël.

Pamjet dramatike të regjistruara nga kamera e trupit në uniformën e saj tregojnë momentin shokues kur avioni i afrohet me shpejtësi dhe copëton parashutën në mes të ajrit. Në video dëgjohen britmat e panikut të gruas, ndërsa ajo lufton mes jetës dhe vdekjes për të shpëtuar.

Pas përplasjes, 44-vjeçarja tentoi me gjakftohtësi të aktivizonte parashutën rezervë. Për disa sekonda që dukeshin të pafundme, ajo humbi kontrollin në ajër, por arriti të zhbllokonte pajisjen e emergjencës dhe të ngadalësonte rënien drejt tokës.

Sipas mediave austriake, sportistja u transportua menjëherë me helikopter të policisë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Mrekullisht, ajo shpëtoi vetëm me disa mavijosje të lehta.

“Ende nuk e besoj që jam gjallë dhe po e shkruaj këtë. Përveç disa mavijosjeve, nuk kam asgjë serioze”, shkroi ajo më pas në Instagram.

Ndërkohë, piloti 28-vjeçar i avionit ka deklaruar se nuk kishte mundësi ta shmangte përplasjen në ajër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit