Rinat Akhmetov, njeriu më i pasur në Ukrainë, është zotuar të ndihmojë në rindërtimin e vendit të tij, në veçanti qytetin e Mariupolit që ka pësuar “goditje” të shumta nga forcat ruse javët e fundit.
Kanë kaluar pothuajse dy muaj që kur Vladimir Putin pushtoi Ukrainën, ndërsa e quajti atë një “operacioni special ushtarak” për “denazifikimin” dhe “çmilitarizimin” e vendit.
Mbështetësit e Kievit dhe Ukrainës e kanë të qartë se qëllimet e deklaruara të Putinit janë justifikime të dobëta.
Që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, mijëra persona janë vrarë, shumë prej të cilëve janë civilë dhe miliona janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre.
Sipas mediave të huaja, Akhmetov është zotuar se do të ndihmojë në rindërtimin e dëmeve në vendin e tij kur të vijë koha për të riparuar ato që forcat ruse shkatërruan.
Ai gjithashtu u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të ndihmojnë Ukrainën pasi të përfundojë lufta.