Tentoi të kalonte sigurinë e aeroportit me kokainë poshtë parukes, skaneri i prish ‘planin gjenial’

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.02.2025, 22:05

Një burrë në Kolumbi u përpoq të kalonte drogë përmes kontrollit të aeroportit në një mënyrë të pazakontë, duke e fshehur atë nën një paruke.

40-vjeçari, i cili nuk është identifikuar, po përpiqej të nisej drejt Amsterdamit me një sasi kokaine me vlerë rreth 8000 paund, të ngjitur direkt në kokën e tij.

Incidenti ndodhi në aeroportin e Cartagenës, ku skaneri i sigurisë zbuloi diçka të pazakontë në kokën e tij. Pas kontrollit, policia konstatoi se burri po mbante një paruke false, nën të cilën fshiheshin 19 pako me pluhur të bardhë, që pas analizave rezultoi të ishte kokainë.

Burri, nga qyteti Pereira në perëndim të Kolumbisë, është tashmë i akuzuar për trafikim dhe posedim të lëndëve narkotike. Brigadieri i policisë, Gelver Yecid Peña Araque, deklaroi se lufta kundër trafikut të drogës do të vazhdojë pa kompromis, duke i konsideruar këto grupe kriminale si burim të dhunës dhe krimeve të tjera.

Kolumbia mbetet prodhuesi më i madh i kokainës në botë, duke furnizuar mbi 60% të tregut global. Shumica e lëndës narkotike trafikohet përmes vendeve si Peruja dhe Bolivia, për të mbërritur më pas në SHBA dhe Evropë.

Në një deklaratë kontroverse, presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka sugjeruar se trafikimi i kokainës do të përfundonte nëse kjo drogë do të legalizohej në mbarë botën, duke e krahasuar atë me alkoolin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit