Helmim i rëndë në gjak? Një 4-vjeçar humb jetën në Shkodër, motra 6-vjeçare në Tiranë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.02.2025, 14:59

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak ditë më parë në Shkodër.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se një fëmijë 4-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës, dyshohet për shkak të helmimit të rëndë në gjak. Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë dhe djali ka humbur jetën brenda 5 orësh, ndërsa motra 6-vjeçare është transportuar me urgjencë drejt Tiranës.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë pasi nëna e dy fëmijëve është në muajin e 9-të të shtatzënisë dhe trauma që po përjeton është e madhe.

Deri më tani, Spitali Rajonal i Shkodrës nuk ka dhënë asnjë njoftim rreth kësaj ngjarje.

Shënim: Ky raportim bazohet në dëshmi të qytetarëve dhe nuk është i konfirmuar zyrtarisht. Për çdo informacion të mëtejshëm, JOQ Albania do të vijojë të raportojë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit