Industria prodhuese në SHBA ka thënë se do të importojë 420 milionë vezë nga Turqia këtë vit për të zbutur krizën e rritjes së çmimit dhe të mungesave në treg.
Kriza është shkaktuar nga urdhëresat qeveritare për gripin e shpendëve që sollën eliminimin e miliona pulave në SHBA duke nxitur mangësitë.
Një pako me dymbëdhjetë vezë të cilësisë ‘Grade A’, shitej me $4.95 këtë muaj në SHBA dhe disa supermarkete po kufizojnë numrin e vezëve për çdo klient, ndërsa disa të tjera vendosin pagesa shtesë si dyqanet ‘Waffle House’ që kërkon 50-cent më shumë nëse kalohet numri i lejuar.
Departamenti bujqësisë në SHBA thotë se çmimi i vezëve pritet të rritet me 20% këtë vit ndërsa një rritje prej 15.2% u shënua vetëm në janar, sipas autoriteteve.
SHBA prodhon normalisht më shumë se 7.5 miliardë vezë në vit por kërcënimi i gripit të shpendëve vijon t’i kushtojë jetën mijëra shpendëve, shkruan rrjeti CNN.
Në 2024 SHBA importoi 71 milionë vezë nga Turqia ndërsa duket qartë rritja e shumëfishtë e pritur për sivjet.
Turqia është prodhuesi pestë në botë i vezëve dhe qëndron prapa Holandës, SHBA, Polonisë e Gjermanisë, por ndryshe prej Perëndimit nuk është përfshirë nga alarmi për gripin e shpendëve.
Kriza është shkaktuar nga urdhëresat qeveritare për gripin e shpendëve që sollën eliminimin e miliona pulave në SHBA