Një qytetar ka ngritur shqetësimin mbi një rrezik serioz që kërcënon sigurinë e drejtuesve të mjeteve në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. Sipas denoncimit të tij, rruga është e mbushur me vaj, veçanërisht në kthesa, duke rritur ndjeshëm mundësinë e aksidenteve.
Ai apelon për kujdes të shtuar nga shoferët që kalojnë në këtë segment dhe kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.
Mesazhi i qytetarit dërguar redaksisë së JOQ Albania:
"Përshëndetje JOQ, jam duke udhëtuar nga Tirana për në Korçë dhe dua të njoftoj se aksi rrugor Xhyrë – Prrenjas është i mbushur me vaj, sidomos në kthesa. Shoferët të kenë kujdes!
Anonim të lutem."