Diplomatë të vendeve muslimane kanë braktisur sot sallën e një konference globale në Marok në protestë ndaj prezencës së ministres izrelite të transportit Miri Regev, vizita e së cilës ka ndezur tensione me mbretërinë afrikano-veriore prej fushatës brutale të Izraelit në Gaza.
Regev erdhi në kryeqytetin Marrakesh për konferencën globale mbi “Sigurinë ne Rrugë” pasi një gjykatë vendase refuzoi apelin e disa avokatëve për ndalimin e hyrjes së ministres në vend.
Padia citonte si argument përfshirjen e ministres në krime lufte kundër palestinezëve.
Teksa ajo mori fjalën në sallën e Palais des Congrès, përfaqësuesit e Turqisë, Jordanisë, Irlandës dhe autoritetit palestinez dolën jashtë në shenjë protesta.
Në sallë qëndruan diplomatët e shteteve të Gjirit Persik si Bahrein, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara dhe Katari, sipas medias izraelite Channel 12.
Ministrja izraelite pritet të marrë pjesë në shumicën e aktiviteteve të konferencës.
Disa kilometra larg eventit grupe pro-palestineze të shoqërisë civile protestonin kundër vizitës së Regev, duke denouncuar gjithashtu vazhdimin e lidhjeve të Marokut me Izraelin, megjithë akuzat për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit të ngritura ndaj tij nga disa shtete.
"Ne refuzojmë këtë kriminele lufte që i ka duart me gjak palestinez”, tha Abou El-Hassan Youssef, zyrtar i Frontit Maroken të Normalizimit, për rrjetin The New Arab.
Maroku ka rivendosur lidhje me Izraelin në vitin 2020, kur zyrtarët marokenë e izraelitë nënshkruan disa marrëveshje në fushat e arsimit, tregtisë e mbrojtjes.
Pas nisjes së fushatës brutale ushtarake të Izraelit në Gaza protesta të shumta në Marok kërkonin ndërprerjen e lidhjeve me Izraelin por zyrtarët vendas refuzuan ndërprerjen e “normalizimit”.