Abuzim me tenderat! SPAK lëshon 24 urdhër arreste për stafin e Universitetit Bujqësor

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.02.2025, 09:03

GJKKO ka vendosur 24 masa sigurie ndaj anëtarëve të stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, pas një hetimi të zhvilluar nga SPAK.

Mësohet se 5 masa janë arrest me burg, 10 arrest shtëpie dhe 9 të tjera detyrim paraqitjeje.

Në këtë fazë, ende nuk ka një deklaratë zyrtare për operacionin e SPAK, por dyshohet se hetimi ka lidhje me abuzime me tendera. Personat që kanë marrë masat e sigurisë janë të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Mes të arrestuarve është edhe drejtuesi i një subjekti tregtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit