Një blerje e re shihet në horizont tek Milan. Siç shkruajnë mediat e huaja, Milan sapo ka mbyllur tratativat për portierin Andreas Jungdal, i cili aktualisht luan me Vejle, një klub në serinë B në Danimarkë.
Danezi është i lindur në vitin 2002, pra rreth 17 vjeç, i gjatë 195 cm, por është shumë i aftë me këmbët dhe shumë shpejt do të mbajë një intervistë për mediat dhe gjithë të interesuarit në lidhje me karrierën e tij.
Edhe pse vetëm 17 vjeç, ai ka arritur të luajë edhe më 19-vjeçarët e Danimarkës. Ajo ç'ka e ka bindur “Djallin” për ta blerë nga Vejle Boldklub, ka qenë prova që djaloshi ka ndjekur në muajin prill të këtij.
Andreas nisi të luajë si portier në moshën 5 vjeçare, në skuadrën Skibet IF. Në vitin 2013 kaloi tek Vejle dhe hyri fillimisht me Under 17 dhe më pas me 19-vjeçarët.
Milan e ndiqte prej një kohe të gjatë, ndërsa shkurtin e shkuar u vu në provë në Milanello. Jungdal cilësohet si një nga profilet më interesante të grupmoshës së tij në Danimarkë.
Burimi: Gazzetta|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania