Një aksion i papritur i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) është zhvilluar në zonën e Kodrës së Diellit, ku agjentët kanë ushtruar kontroll në banesën e aktorit Gaz Paja.
Çështja merr përmasa edhe më të mëdha, pasi rezulton se prona në fjalë është blerë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ku banonte Gaz Paja, aktori i kthyer në investitor strategjik. Kjo gjë ngre dyshimet se kush emër i politikës fshihet pas Pajës pasi iu dha statusi i investitorit.
Lajmi u bë publik nga eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço. Burimet flasin për një hetim të mundshëm që lidhet me përdorimin e banesës nga aktori dhe marrëdhëniet e tij me figura të rëndësishme të politikës.
Deri më tani, nuk ka asnjë reagim publik nga Erion Veliaj apo Gaz Paja, ndërsa arsyeja konkrete e kontrollit nuk është bërë ende e ditur nga autoritetet.