Një ngjarje shqetësuese është denoncuar sot nga një qytetare e Vlorës.
Ajo ka raportuar për JOQ ALBANIA një shkelje të rëndë të kushteve higjieno-sanitare në momentin e furnizimit të produkteve ushqimore pranë supermarketit "HASO", në zonën e njohur si Trasballkanike.
Sipas dëshmisë, një grua e moshuar transportonte produkte të mishit (sallame-proshuta) në një çantë e zakonshme, pa asnjë masë mbrojtëse apo transporti të përshtatshëm. Ajo thotë se produktet që supermarketi i shet si të ishin italiane e me cilësi superiore, transportoheshin në mënyrë të pakujdesshme, në kushte që nuk përputhen me asnjë standard higjene, sikur të ishin mbetje.
Qytetarja u bën thirrje autoriteteve përkatëse, veçanërisht Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe Inspektoratit të Shëndetit Publik, që të marrin masa të menjëhershme për të hetuar rastin dhe për të garantuar që të tilla shkelje të mos përsëriten.
Shëndeti i qytetarëve nuk duhet lënë në mëshirë të neglizhencës apo mungesës së përgjegjësisë pasi çdo ditë e më shumë po raportojmë incidente e skandale ushqimore që vënë në rrezik jetën e konsumatorëve.
Denoncimi i qytetares:
Preshendetje! Jam nje banore ne qytetin e Vlores… si shume qytetar dhe une bj blerje ne supermaketin HASO ne trasballkanike, kur shkova ne pjesen nga mbrapa qe behet futnizimi i marketit nje gruara e moshes se 3 ne nj cant te madhe sillte sallamrat dhe proshutat te cilat ne i blejm si italiane si me te kontrolluarat. Pa pik higjene kontrolli i hidhte si te ishin plera ju lutem bni dicka pasi kjo gje sesh e pranushme pasi na i kosumojn dhe femijt