Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin shqiptar mbrëmjen e sotme. Gjatë sfidës gjysmëfinale të kampionatit amator 9×9, mes ekipeve FC Dajti dhe FC Luminesa, një futbollist ka humbur jetën në rrethana tragjike.
Bëhet fjalë për Bledar Hajdarin, 28 vjeç, futbollist i skuadrës së Dajtit, i cili ka pësuar një atak kardiak në fushën e lojës.
Ai humbi ndjenjat gjatë ndeshjes dhe, pavarësisht përpjekjeve për ta transportuar me urgjencë drejt spitalit, fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.