Pamje të rënda, vlonjati vret qenin me thupër

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.04.2025, 19:18

Një akt i rëndë dhune ndaj kafshëve është filmuar në qytetin e Vlorës, ku një burrë shihet duke goditur brutalisht një qen me një thupër në mes të rrugës, deri në vdekje. Pamjet tronditëse janë siguruar ekskluzivisht për JOQ.

Ngjarja është filmuar në fshatin Llakatund të Vlorës teksa burri sulmon pa mëshirë kafshën e shtrirë në asfalt madje e godet edhe pasi ka ngordhur.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes dhe as identiteti i autorit.

Kjo ngjarje rikthen edhe njëherë në vëmendje mungesën e zbatimit të ligjeve për mbrojtjen e kafshëve në Shqipëri, ku dhuna ndaj tyre shpesh kalon pa pasoja ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit