Një qytetar ka dërguar një video tronditëse ku shfaqet një mi i madh duke lëvizur i lirë në ambientet e kuzhinës së një prej restoranteve më të njohura të Tiranës. Në pamje, shihen qartë kushtet skandaloze të higjienës, ndërkohë që miu, që sipas qytetarit “është sa një mace”, sillet si të ishte pjesë e stafit të kuzhinës, duke “kryer kontrollin e cilësisë” para se ushqimi të shërbehet për klientët.
“Përshëndetje! Në një nga restorantet më të mira në Tiranë, miu sa një mace bën dasëm në kuzhinë. Miu bën kontrollin e cilësisë së ushqimit para se të shkojë tek klienti,” shkruan qytetari me ironi të hidhur.
Ky rast ngre shqetësime serioze për sigurinë ushqimore dhe mungesën totale të kontrollit nga institucionet përgjegjëse. Të mendosh se një pjesë e madhe e qytetarëve, pa asnjë dyshim, konsumojnë ushqim në këtë ambient, është alarmante. A thua sa restorante të tjera operojnë në kushte të ngjashme, larg syve të publikut?
Është koha që autoritetet përkatëse të ndërhyjnë menjëherë, të ushtrojnë kontrolle të rrepta dhe të marrin masa konkrete. Sepse higjiena në një restorant nuk është luks – është detyrim ndaj çdo qytetari që ulet të hajë një vakt, me besim se do të trajtohet me dinjitet, jo si në një skenë filmi horror.
Denoncimi i qytetarit:
“Përshëndetje! Në një nga restorantet më të njohura në Tiranë, një mi, sa një mace, lëviz lirisht në kuzhinë, duke bërë ‘festë’ mes tenxhereve e pjatave. Miu duket sikur po kryen kontrollin e cilësisë së ushqimit përpara se t’u shërbehet klientëve.”
Një qytetar ka dërguar një video tronditëse ku shfaqet një mi i madh duke lëvizur i lirë në ambientet e kuzhinës së një prej restoranteve më të njohura të Tiranës. Në pamje, shihen qartë kushtet skandaloze të higjienës, ndërkohë që miu, që sipas qytetarit “është sa një mace”,… pic.twitter.com/J3ELaQUtEz
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 15, 2025