Skiatorja italo-shqiptare Lara Colturi ka kërkuar zyrtarisht që të largohet nga Shqipëria dhe të përfaqësojë vendin e lindjes, Italinë në Olimpiadën Dimërore të Milano-Cortinës në vitin 2026.
Dyshohet se shkak për kërkesën e saj për largimin nga Shqipëria është bërë mungesa e fondeve.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk e ka dhënë ende miratimin, ndërsa kërkesa ka kohë për t'u shqyrtuar deri më 1 maj, kur do të vendoset fati i skiatores, e cila arriti të siguronte tre herë podiumin dhe të ngrinte flamurin kuqezi në Kupën e Botës, duke u renditur në pozicionin e 7-të në tabelën finale.