Mediat vendase raportojnë se gruaja 47-vjeçare, Lorie Morin është vënë në pranga me akuzën e tentativës për vrasje.
Të shtënat u regjistruan të mërkurën mbrëma (6 mars) në shtëpinë e tyre në Brevard.
Sipas deklaratës të lëshuar nga policia, gruaja e qëlloi bashkëshortin e saj me një pushkë gjahu gjatë një zënke për shkak se burri po gërhiste me zë shumë të lartë.
Në sherr e sipër, Lorie kishte marrë pushkën dhe kishte qëlluar partnerin.
Pas plagosjes, viktima u dërgua në spital ku po rikuperohet nga plagët e marra.