27-vjeçari mban peng vajzën 15-vjeçare në Tiranë dhe abuzon se*sualisht me të

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.03.2025, 17:11

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë, ku protagonist i së gjithës ka qenë një 27-vjeçar me inicialet E. Gj.

Djali i ri dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë adoleshente të moshës 15-vjeçare, pa dëshirën e kësaj të fundit. Sipas policisë, autori dyshohet se e ka mbajtur atë në banesë duke mos e lejuar që të largohet, dhe gjatë këtij momenti e ka ngacmuar seksualisht.

Në momentin e arrestimit, atij i është gjetur dhe një thikë, që i është sekuestruar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: arrestuan shtetasin E. Gj., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare, të cilën gjithashtu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë)”, njofton Policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit