Ivanovska: Hierarkikisht, fajin më të madh për korrupsion e kanë ata që mbajnë poste publike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.03.2025, 12:35

Ish-kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska theksoi se fajin më të madh në mënyrë hierarkike e kanë bartësit e funksioneve publike.

“Qeveria kur formohet një qeveri kemi kryeministër, kryeministri delegon, autorizon ministrat, ata duhet të punojnë me dikastere të veçanta. Në këtë rast ministri i Ekonomisë punon me një dikaster të madh, i cili është përgjegjës për shumë gjëra, përfshirë këtu edhe objektet e hotelierisë, dmth për dhënien e licencave.

Ne i kemi theksuar këto rreziqe korruptive. Sa herë që sektori privat dhe publik vijnë në kontakt, rreziqet e korrupsionit bëhen shumë të larta”, thotë Ivanovska.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit