Vdes papritur mjeku i njohur 54 vjeçar në Durrës

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 26.03.2025, 17:14

Mjeku i njohur ortoped Niko Durri është ndarë papritur nga jeta në moshën 54-vjeçare në Durrës, njoftonin sot kolegët e tij të Urdhrit të Mjekut Durrës.

Dr. Niko ishte një figurë e rëndësishme e shërbimit të Ortopedisë-Traumatologjisë në Spitalin Rajonal të Durrësit prej vitesh, ndërsa ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur për shkaqe ende të paditura.

Në njoftimin e lajmit i shprehen ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve si dhe listohen meritat e punës së mjekut ortoped, të ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme e të pashpjeguar.

Postimi i plotë:

Me dhimbje të thellë mësuam lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Doktor Niko Durri, në moshën 54 vjeçare.Një humbje e parakohshme për familjen dhe bluzat e bardha.

Dr. Niko, një figurë e rëndësishme e shërbimit të Ortopedisë-Traumatologjisë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe një shembull i përkushtimit të palodhur ne shërbim të pacientëve, sot nuk është më mes nesh.

Dr. Niko Durri, u lind në vitin 1971 ne Tiranë. Ai përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Ai Mjekësisë të Universitetit të Tiranes ne vitin 1997 si Mjek i Përgjithshëm, duke e përfunduar me rezultate të shkëlqyera. Më pas kreu specializimin për Ortopedi -Traumatologji ne Universitetin e Mjekesise”Carol Davilla”, në Bukuresht të Rumanisë.

Pas specializimit punoi për një periudhë një vjeçare si mjek ortoped-traumatolog në spitalin e Beratit deri në vitin 2005 dhe më pas në spitalin e Lushnjes për një vit tjetër deri në vitin 2006.

Me pas emërohet në Spitalin e Durrësit si mjek ortoped-traumatolog, ku vazhdonte të ushtronte profesionin.

Doktor Niko Durri gjatë gjithë karrierës së tij tregoi profesionalizëm, kulturë, korrektësi, qytetari dhe vlera e virtyte humane që konfiguruan tek secili mjekun e besuar dhe shumë të dashur për çdo pacient.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit