Një qytetare ka ndarë një histori në lidhje me një porosi të bërë në një faqe online, ku ajo ka marrë një kostum që nuk ka asnjë ngjashmëri me atë që kishte porositur. Në faqen e Instagramit të biznesit "Qershizat Shop", produkti reklamues duket krejt ndryshe nga ai që i është dërguar asaj. As ngjyra, as forma, as xhepat, asnjë detaj nuk është në përputhje me atë që ishte shfaqur në imazhet e produktit të reklamuar.
Qytetarja thekson se ka pritur dy javë për porosinë, dhe kur e ka marrë, ka konstatuar se as materialet dhe as masat nuk janë ato që kishte kërkuar. Pas këtij shqetësimi, ajo ka kontaktuar faqen për të bërë një ndërrim, por ata kanë deklaruar se nuk mund të bëhet kthim, vetëm ndërrim.
Ajo ka kërkuar foto live të kostumit, por nuk ka marrë asnjë përgjigje dhe ata kanë pranuar se nuk e dinin as si dukej produkti.
Edhe pse kishte pritur deri të hënën për të marrë porosinë e saktë, ajo ka përsëritur përpjekjet për të kontaktuar faqen, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Më e keqja është se asaj nuk i është dhënë as faturë për produktin që ka blerë, vetëm faturën e transportit. Pse nuk ka lëshuar faturë dyqani? A është i regjistruar ky biznes? Apo operon vetëm online duke lënë të kutophet se është një faqe pa transparencë?
Ky është një problem që ka prekur shumë konsumatorë, dhe qytetarët po kërkojnë një ndërhyrje nga autoritetet.