Ndalohet një 74-vjeçar në Gostivar, është sjell në mënyrë agresive ndaj një gjyqtare

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.03.2025, 12:34

SPB Tetovë njofton se ka ndaluar një person në Gostivar për shkak se është sjell në mënyrë agresive dhe ka kanosur një gjyqtare në Gjykatën e Gostivarit.

“Më datë 26.03.2025, në ora 08:45 në fshatin Leunovë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga SP Gostivar kanë privuar nga liria personin L.V.(74) nga fshati Leunovë, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm, se më 17.03.2025 në objektin e Gjykatës Themelore të Gostivarit, pas përfundimit të seancës gjyqësore, është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kanosur gjyqtaren J.B., e cila e ka udhëhequr rastin.

Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit