Zyrtarët në Paris thanë se do të shtojnë në mënyrë drastike numrin e rrugëve pa makina, pas një referendumi të mbajtur mbi propozimin, edhe pse pjesëmarrja në votë ishte rreth 4% e banorëve.
Nuk është e qartë sesi është pranuar ‘i ligjshëm’ rezultati qesharak i votës, por politika është e ngjashme me disa nisma ‘ekologjike’ që BE po i kërkon vendeve të tjera anëtare dhe atyre kandidate si Shqipëria, për arsye gjithashtu të paqarta.
Politikat e bllokimit të rrugëve në qendrat urbane janë shoqëruar gjithashtu me shtimin e gjobave arbitrare ndaj automjeteve dhe dekurajimin e përdorimit të tyre.
Mes 4 përqind të pjesëmarrësve totalë në referendum, 66 përqind raportohet se kishin votuar pro ndalimeve, dhe kjo i mjafton qeverisë për të bllokuar edhe më shumë trafikun e ngjeshur të qendrave urbane.
1.391 000 votues të regjistruar, vetëm 56,500 njerëz kishin votuar në referendumin që pranonte edhe 16 vjeçarë.
Rrjeti vendas Le Monde, tha se masa ishte mbështetur nga zonat qendrore ‘Arrondissment 14’ dhe ‘Arrondissment 17’ dhe mund të përfshijë mbylljen e rreth 500 rrugëve të kryeqytetit.
Që prej ardhjes në pushtet të kryebashkiakes Anne Hidalgo në 2020, Parisi ka mbyllur rreth 300 rrugë e zona për makinat.
Partitë opozitare e quanin masën shkelje të të drejtave të qytetarëve ndërsa referendumin ‘ilegal’.
Centristi Pierre-Yves Bournazel tha se referendumi ishte një “lojë e paramenduar e zyrtarëve në pushtet”.
“Kur punon kundër interesit të parizienëve dhe të ardhmes së kryeqytetit, ky do të jetë interesi i treguar te vota”, tha Bournazel.
Ndërsa shoqata e rreth 40 milionë shoferëve në Francë tha se Parisi ishte i mbushur tashmë me zona “të gjelbra” ndalimi ose ngadalësimi automjetesh, dhe nuk ka kuptim të reduktohet akoma rrjeti i rrugëve të tij, shkruan rrjeti belg Brusselsignal.
Philippe Nozière, president i shoqatës “40 milionë shoferë” tha: “Ne po dëshmojmë një konfiskim proresiv të hapësirave urbane, që nën maskën e ekologjisë kërkon të heqë të drejtën e drejtimit të automjetit, edhe kur me këtë njerëzit fitojnë bukën e gojës”.
Nën kryebashkiaken socialiste Mayor Anne Hidalgo, Parisi ka trefishuar gjobat për mjetet fuoristradë në një referendum të 2024 me pjesëmarrje prej 5.68 përqind.
Nuk është e qartë sesi është pranuar ‘i ligjshëm’ rezultati qesharak i votës, por politika është e ngjashme me disa nisma ‘ekologjike’ që BE po i kërkon vendeve të tjera anëtare dhe atyre kandidate si Shqipëria