Tërmet i fuqishëm në Tajlandë, ndërtesat shumëkatëshe shemben brenda pak sekondave

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.03.2025, 10:05
Një tërmet i fortë me magnitudë 7.7 ballë ka goditur Tajlandën, duke shkaktuar kaos në Bangkok, lëkundur ndërtesat e larta dhe shkatërroi një bllok apartamentesh.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së dhe qendra e Gjeoshkencave GFZ e Gjermanisë njoftuan se epiqendra e këtij tërmeti ishte në Mianmarin fqinj. Pas tij, një tërmet i dytë me magnitudë 6.4 ballë tronditi zonën 12 minuta më vonë, duke shkaktuar lëkundje të tilla që i nxorën mbeturinat nga ndërtesat dhe plasaritën rrugët në kryeqytetin e Mianmarit, Naypyitaw.

Në Bangkok, ku jetojnë më shumë se 17 milionë njerëz, shumë prej të cilëve banojnë në apartamente shumëkatëshe, paniku ishte i madh. Video të tronditshme treguan momentin kur punëtorët shpëtuan veten duke ikur nga një ndërtesë në ndërtim, e cila u shemb për shkak të dridhjeve të forta të tërmetit.

Policia e Bangkok njoftoi se numri i viktimave të mundshme nuk është ende i njohur, ndërsa mediat lokale kanë raportuar se rreth 43 punëtorë janë zhdukur pas shembjes së ndërtesës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit