Aksident në aksin Manëz-Sukth: Ambulanca u vonua, të plagosurit mbetën të shtrirë për 30 minuta

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.03.2025, 23:38

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Manëz-Sukth në Durrës, ku dy automjete janë përplasur, duke shkaktuar tre të plagosur.

Sipas burimeve nga vendngjarja, të lënduar kanë mbetur një fëmijë i vogël rreth 5-6 vjeç, babai i tij dhe një i moshuar rreth 70 vjeç.

Nga informacionet e siguruara nga JOQ ALBANIA, mësohet se fëmija dhe babai i tij udhëtonin me një Audi A3, ndërsa i moshuari ishte pasagjer në një Volkswagen Passat, ku ndodheshin gjithsej tre persona.

Raportohet se të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima. Shkaqet e të aksidentit mbeten ende të paqarta.

Sipas një dëshmitari, ambulanca është vonuar dhe të plagosurit kanë mbetur të shtrirë në tokë për rreth 30 minuta.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit