Paralajmërim për shoferët: 5 makinave u janë çarë gomat brenda pak minutave në autostradën Tiranë-Durrës!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.03.2025, 00:16

Një situatë e rrezikshme është raportuar pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Vorës.

Një qytetar ka dërguar pamje nga vendngjarja, ku denoncon për një gropë të mbuluar nga uji, e cila ka shkaktuar dëme në të paktën pesë automjete, të cilëve u janë çarë gomat.

Sipas qytetarit, gropa ndodhet në krahun e djathtë të autostradës, në drejtim të Durrësit, dhe për shkak të shirave të fundit, ajo është e padukshme për shoferët.

Ai bën thirrje për kujdes maksimal dhe apelon që institucionet të ndërhyjnë urgjentisht për të shmangur aksidente më të rënda.

Shoferë, bëni kujdes në këtë segment rrugor dhe ngadalësoni shpejtësinë për të shmangur dëmtimet e mundshme!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit