Punonjësit e Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) kanë denoncuar në JOQ ALBANIA urdhërin që i detyron ata të jenë në punë të hënën që është pushim zyrtar pasi përkon me festën e Bajramit.
Punonjësit e këtij institucioni që është në varësi të OSHEE kanë marrë urdhër nga shefja e sektorit të kontabilitetit dhe arkëtimeve, që të gjithë duhet të jenë në punë të hënën, datë 31, si të ishte ditë normale bashkë me turnet e saj.
Edhe pse ligji e parashikon që festat zyrtare duhet të jenë ditë pushimi në institucionet zyrtare, në OSHEE askush s’do t’ia dijë.
Punonjësit e kanë quajtur këtë situatë një skandal, pasi janë të shqetësuar që nuk po respektohen të drejtat e tyre ligjore dhe fetare dhe kërkojnë që autoritetet të ndërmarrin hapa për të siguruar një trajtim më të drejtë dhe më të barabartë.
Ata thonë se për festa të besimeve të tjera, punonjësit kanë mundësinë të marrin pushim, ndërsa për besimtarët myslimanë që festojnë Bajramin s’ka pushim.
Denoncimi:
Pershendetje.Jam nje punonjes i FSHU.Skandali me i madh qe i ndodh ketyre punonjesve.Diten e hene eshte dite BAJRAMIT dhe punonjesit e FSHU urdherojen te dalin ne pune.Kjo eshte SKANDALI me i madh qe i ndodhe punonjesve qe besojne fene MYSLIMANE.Per dite festash te besimeve te tjera behet pushim per BAJRAM dilet ne pune SKANDAL SKANDAL.Publikojeni ju lutem te shikojne te gjithe se çfare behet ne kete vend...