Shkenca zbulon arsyen e ‘shiut të gjakut’ që skuqi brigjet e Iranit javën që shkoi

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 23.03.2025, 16:50

Turistët në Iran u pritën nga pamja e pazakontë e një uji të kuq që rridhte në faqet e thepisura të ishullit të Hormuz javën që shkoi.

Ajo që po etiketohet si “shiu i gjakut” në brigjet e Iranit tashmë komentohet nga ekspertët si pasojë e tokës vendase të pasur me hekur të oksiduar, edhe pse shumë nuk janë të bindur pasi fenomeni nuk është i ri.

Në rrjetet sociale tregohej uji i kuq që rridhte nga faqet e thepisura të ishullit të Hormuz në gjirin me të njëjtin emër, ku bashkohen Gjiri i Omanit dhe Gjiri Persik.

Në një prej videove më të ndjekura në rrjetin Instagram shiheshin turistët e habitur nga rrjedha e ujit të kuq në ishull, i cili njihet gjithashtu si “ishulli i ylberit” prej tokës shumëngjyrëshe dhe depozitave të shumta minerale.

"Ishulli është si një kupolë kripe, një masë e madhe kripe, gipsi, anidridi dhe përbërie të tjera që dalin nga shtesat e gurëve”, shkruan Nasa në lidhje me fenomenin.

Ngjyra e kuqe e plazhit raportohet se vjen nga toka e pasur me hekur e rajonit prej shkëmbit vullkanik që merr gjithashtu nuanca të verdha e portokalli, sipas bashkëveprimit me ujin dhe mineralet e tjera.

“Vendasit e këtij rajoni në Iran e përdornin tokën e njohur si 'Gelak' aromatizues ushqimesh, ata e kthenin në një salcë të kuqe që përdorej në një seri ushqimesh”, thuhej në një studim të vitit 2023 në revistën Chemosphere .

Turistët në Iran u pritën nga pamja e pazakontë e një uji të kuq që rridhte në faqet e thepisura të ishullit të Hormuz

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit