Edhe pse ditën e djeshme Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njoftoi se falja e namazit për Fiter Bajramin do të mbahej në orën 07:30 në sheshin "Skënderbej", sot ai u fal 15 minuta para, duke shkaktuar kaos dhe lënë shumë besimtarë pa iu bashkuar ritualit.
Ata u kapën në befasi rrugës për në shesh dhe nuk mundën ta kryenin të plotë namazin edhe pse për një muaj agjëruan.
Ky incident ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku besimtarët kanë shprehur kritika të forta për këtë mospërputhje orari duke kërkuar më shumë korrektësi dhe transparencë në organizimin e aktiviteteve të tilla.
Reagimet e besimtarëve:
Pershendetje joq sot ne faljen e Fiter Bajramit orari i dhen nga Komiteti Mysliman ishte dhene ne oren 7 30 e nderkoh falja fillo ne 7 10 shume besimtare nuk arriten ta falin Bajramin edhe pse agjeruan 1 muaj. Pse ndodhi kjo gje duke len shume besimtare te mos falin Bajramin. Faleminderit
Selamu alejkum JOQ
Dua te ndaj nje shqetesim me ju per kete dite feste,diten e Fiter Bajramit.Dje komuniteti Musliman I Shqiperise doli ne njoftim qe falja e namazit te Fiter Bajramit do te behej ne 7:30 kurse sot falja filloi ne 7:15.Jam deshmitar ku Dhe kam para dhjetra e qindra njerez qe ktheheshin te merzitur Sepse kohen e kishin llogaritur sipas njoftimit,njeri Prej tyre jam Dhe Une.Ju lutem verifikoni Dhe postojeni te pakten te mos Tallen Edhe ne dite te shenjta.Ju lutem anonim.
Gezuar bajramin ,po hoxha sot e kishte len me cunat me pi mall ne 07 e 30 andaj e fali namazin e bajramit ne oren 07 e 10 ,turp!
Gjynahet e atyre myslimaneve marrshin me vete!