Tërmeti i fuqishëm në Mianmar, çifti i turistëve rrezikon të bjerë nga pishina e tarracës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.03.2025, 19:14

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi Mianmarin, duke shkaktuar dridhje të forta edhe në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok.

Pamjet që po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale tregojnë një moment tronditës, ku një çift turistësh rrezikuan të binin nga një pishinë e vendosur në majën e një qiellgërvishtëseje. Turistët po qëndronin mbi një dyshek me ajër kur lëkundjet i kapën në befasi, duke i vënë në rrezik të madh.

Tërmeti ka shkaktuar panik në rajon, ndërsa autoritetet po vlerësojnë dëmet dhe po monitorojnë situatën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit