“E bëra për vetëmbrojtje”/ I shpëton burgut italiani që vrau me pushkë shqiptarin

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 09.01.2023, 16:07

Gjykata ka vendosur të lërë të lirë italianin Sandro Mugnai, i cili vrau me pushkë 57-vjeçarin shqiptar, Gëzim Dodoli, në Arezzo.

Mugnai përmes avokatëve Marzia Lelli dhe Piero Melani Graverini foli dhe shpjegoi deri në detaje se çfarë ndodhi atë mbrëmje dhe gjyqtari vendosi lirimin e tij pasi nuk qëndronte akuza e vrasjes, sepse ai foli për vetëmbrojtje.

Ngjarja

Rreth orës 20:30 të 5 janarit, shqiptari ka marrë eskavatorin e tij dhe ka dëmtuar 4 makina të parkuara në oborrin e italianit dhe më pas ka nisur t’i shembë shtēpinë.

Italiani Sandro Mugnai i shqetësuar për sigurinë e familjes së tij ka marrë pushkën që e përdorte për gjuetinë e derrave të egër dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të shqiptarit duke e vrarë në vend.

Kur policët mbërritën në vendngjarje në orën 21.15, motori i ekskavatorit ishte ende në punë dhe familjarët e 53-vjeçarit italian ishin mbyllur brenda në shtëpi. Kanë qenë zjarrfikësit dhe policët ata që kanë fikur motorin dhe kanë evakuuar të sigurt personat që ndodheshin në shtëpi.

Pas kontrolleve të mëtejshme, shtëpia u shpall e pabanueshme.

Shqiptari Gëzim Dodoli, baba i dy fëmijëve, prej disa kohësh jetonte në Itali mes Arezzo-s dhe Seveso-s. Ai në të kaluarën kishte punuar edhe në Gjermani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit