Banorët e “Nikolla Tupes”: Jetojmë si në mesjetë, kanalizimet e bllokuara përmbytin lagjen

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 27.03.2025, 13:22

Prej më shumë se dy vitesh, banorët e rrugës “Nikolla Tupe” në Tiranë ankohen për mungesën e zgjidhjes së një problemi serioz që prek përditshmërinë e tyre. Pavarësisht ankesave të përsëritura drejtuar Bashkisë së Tiranës dhe Minibashkisë Nr. 5, situata mbetet e pandryshuar.

Një qytetar na shkruan se, sa herë që bie shi, edhe në sasi të vogla, sheshi i lagjes dhe hyrjet e pallateve përmbyten, duke e bërë të pamundur lëvizjen. Ai shprehet se e konsiderojnë këtë gjendje si një kthim pas në kohë, duke u ndier të lënë jashtë vëmendjes së autoriteteve, ndonëse ndodhen në mes të një zone të zhvilluar të kryeqytetit.

Shkaku kryesor i kësaj situate, sipas denoncuesit, është bllokimi i kanalizimeve nga ndërtime pa leje dhe nga shtresat e asfaltit të vendosura gjatë fushatave elektorale.

Mesazhi i plotë:

pershendetje. Ju lutem na suportoni me nje publikim se mos ndoshta sensibilizohen organet dhe bejne punen e vet. kemi mbi 2 vite qe ankohemi ne bashkine Tirane dhe minibashkine Nr. 5. jetojme ne mes te bllokut po si ne mesjete!. sa here qe bie shiu me i vogel bllokohet sheshi ilagjes dhe hyrja per ne pallat. asfalti elektoral per shtrimin e lagjes dhe ndertimet pa leje kane bllokuar kanalizimet. ju lutem ta publikoni rr. nikolla tupe Jemi ne te njejte rruge me minibashkine 5 dhe jemi jashte vemendjes Qe imagjino sa pak shi ka rene deri tani”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit