Pasi policia shoqëroi banorët, eskavatorët e Bashkim Ulajt vijuan shkatërrimin e tokave në Baks-Rrjoll

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.03.2025, 13:07

Eskavatorët e oligarkut Bashkim Ulaj vijuan punën gjatë gjithë pasdites së djeshme pas shoqërimit në komisariat të banorëve që kundërshtuan punimet, duke mbrojtur tokat e tyre në fshatin Baks-Rrjoll.

Pamjet tregojnë një mjet gërmues që hap gropa në tokat e banorëve, duke shkulur me gjithë rrënjë pemët që ndodhen aty. Qytetarët që protestuan pyesin: Kush duhet të shkojë në burg – ata që mbrojnë natyrën apo ata që e shkatërrojnë?

“Rrjolli! Kjo eshte video e Rrjollit pasdite! Rinine dhe nje pjese te mire te burrave I kane shoqeruar ne komisariat te Shkodres dhe ata vazhdojne punimet. Kush duhet te jete ne burg ata qe prishin natyren apo ata qe e mbrojne!!! Postoje tltm, flm nga ju!”, shkruan denoncuesi, që ka xhiruar pamjet.

Gjatë protestës, banorët u përballën me ndërhyrje të ashpra nga policia, e cila, u pengoi hyrjen në tokat që i zotërojnë me dokumente të rregullta. Ata akuzojnë oligarkun Bashkim Ulaj për manipulimin e pronësisë, me synimin për të ndërtuar një fshat turistik në zonë.

Pavarësisht presionit, banorët deklarojnë se do të vazhdojnë të mbrojnë tokat e tyre të trashëguara brez pas brezi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit