Qytetarët kanë raportuar një situatë shqetësuese në parkimin e Spitalit të Traumës në Tiranë.
Një qytetar, i cili ka çuar prindin për të marrë shërbimin e dializës, tregon se gjetja e një vendi parkimi është thuajse e pamundur. Sipas tij, të gjitha hapësirat e parkimit janë bllokuar me zinxhirë të trashë, të lidhur mes pemëve të ullinjve.
"Mirmengjesi kush mund te jen keto te fort qe parkingun e kan kthy ne te fort, ku ne sjellim prindit ne dializ edhe skemi ku parkojm," shprehet ai me indinjatë.
Përveç problemit të parkimit, ai shton se rrugët brenda territorit të spitalit janë aq shumë të amortizuara, sa nëse ambulanca bie në gropat e hapura, pacienti mund të ndërrojë jetë pa shkuar ende në sallë.
“Mir rruget nuk i shtrojn brenda spitalit te trames qe me ra ambulaca ne keto gropa vdes paceti, por bllokojn edhe parkingun me zigjir Qenesh kan lidhur ullit qe mos parkojm ne qe vim per hall tek dializa,” vijon qytetari i revoltuar.
Kjo situatë kërkon ndërhyrje urgjente nga autoritetet, të cilat, pavarësisht ankesave të shumta, vijojnë ta neglizhojnë këtë problem prej kohësh.