Olivia Lois Ortz, një mësuese në shkollën e mesme Wilmington, në Pensilvani, SHBA është arrestuar, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me nxënësen e saj.
Mësohet se mësuesja u zbulua nga bashkëshorti i saj. Ajo u pezullua nga shkolla më 9 Maj dhe më datë 13 u lëshua urdhërr arresti.
Mësuesja dyshohet se ka shkëmbyer mbi 100 mesazhe me nxënësen.
Policia deklaroi gjithashtu se Ortz dhe nxënësja në fjalë kishin krijuar një kod në rast se do të ndodhte diçka e keqe.
Duke folur me policinë pas zbulimit, studentja tregon se vizitonte shtëpinë e zonjës Ortz ndërsa burri i saj nuk ishte aty.
Ajo tha gjithashtu se dyshja ishin përfshirë në aktivitete seksuale në disa raste.